Ballina Bota Emigracioni godet të gjithë Europën Lindore

Emigracioni godet të gjithë Europën Lindore

 

Migracioni drejt Perëndimit po godet vendet e Europës Lindore. Thuajse e gjithë Lindja e kontinentit pritet të pësojë reduktim të popullsisë deri në vitin 2050, sipas përllogaritjeve në disa studime të kryera nga Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore.

Në këtë hartë shfaqen me jeshile të errët vendet që pritet të kenë rekuktimin më të madh të popullsisë deri në mesin e këtij shekulli, kryesisht për shkak të migracionit.

Bien në sy Bullgaria e Rumania, popullsia e të cilave pritet të reduktohet përkatësisht me 39 e 30%. Me 20 deri 30% pritet të reduktohet popullsia edhe në Bosnje, Serbi e Kroaci.

Shqipëria hyn tek vendet me reduktim të ulët mes vendeve të Europës Lindore, me 18% një nivel madje më i ulët se Hungaria, ku migracioni pritet të ndikojë në reduktimin e popullsisë me deri 20%.

Në shkallë të përafërt është edhe Polonia që pritet të ketë rënie të popullsisë me 15%. Largimi i njerëzve nga këto vende, sipas ekspertëve, bëhet për kushte më të mira pune dhe jetese drejt vendeve perëndimore, që kanë prej më shumë se 7 dekadash zhvillim të qëndrueshëm.

Të vetmet vende që do të kenë shtim popullate janë Austria me 16% dhe Sllovenia me 3%.