Ballina ED/OP Ali Ahmeti rrënoj përgjithmonë monopolin etnopolitik në Maqedoninë e Veriut – Nga...

Ali Ahmeti rrënoj përgjithmonë monopolin etnopolitik në Maqedoninë e Veriut – Nga Azgan Haklaj

 

Kryeministri donkishotesk i Malavitës Edi Rama e sejmenët e tij lali Eri e Gjino i diplomacisë nxituan ta përshendesin marrveshjen historike të nënshkruar nga lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut e njëherësh kryetar i BDI- së fituese të zgjedhjeve z Ali Ahmeti dhe kryetarit të koalicionit fitues mundemi të LSM- së së Zaevit dhe Lëvizjes Besa të Bilal Kasamit per formimin e qeverisë së re për katër vitet e ardhshme.
Deri këtu në rregull.
Por shqiptarët kanë të drejtë të dinë se cilët janë këta “patriotë” e atdhetarë të thekur, të cilët e miklojnë tani simbolin e qëndresës për liri e dinjitetet kombëtar, strategun e luftës e arkitektin e paqes, konstruktorin e shtetit të barazisë qytetare, bashkëjetesës ndëretnike, harmonisë ndërfetare, dishepullin Euroatlantik, ideatorin e doktrinës ngadhënjimtare z Ali Ahmeti?!
Kur dhelpra e pyeti mbretin e xhunglës se çfarë e bezdiste më shumë u përgjigj:
Mizat, mushkonjat dhe lakuriqët!
Të gjithë ata që marrin vesh nga politika e dinë atë postulatin e madh të Edi Ramës kur erdhi në pushtet:
“Jo konflikte me fqinjët tanë”!
Po çfarë fshihej pas kësaj parulle ultrapacifiste?!
As më shumë dhe as më pak se shitja e tij në opinionin ndërkombëtarë si një lider i tipit të ri, një vizionar i paqes, i stabilitetit në Ballkan për të frenuar gjoja nacionalizmin e rrezikshëm shqiptar dhe projektin e tij të Shqipërisë së madhe, një sajesë e vjetër e propogandës serbosllave e greke, për të justifikuar projektet e tyre antishqiptare me qëllimin e kahershëm për ndarjen e coptimin e metejshëm të trojeve shqiptare.
E për ta zbatuar këtë projekt ogurzi “Timonieri” i Rilindjes, kumbara i Erdoganit e vëllai i Vuçiçit, duke e patur më se të qartë se tek shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut nuk i vlente dy grosh lekura vuni në jetë skenarin e shkatërrimit të shtetit shqiptar, qendrës së gravitetit të Shqipërisë etnike duke e shkatërruar në çdo hallkë të tij dhe duke ndërtuar narkoshtetin e oligarkisë kriminale të PPP- ve, pra një Shqipëri konçesionare të komanduar me dorë të hekurt nga oligarkët, kakistokratët e plutokratët e rilindjes dhe bandat e organizatës mafioze ndërkombëtare.
Përtej kësaj kryeministri rilindas e pacifisti i “madh” i shpalli një luftë të egër opozitës, e cila çështjen kombëtare e ka patur gjithmonë yllin polar të politikës së saj të jashtme.
A mund t’i laj duart si Pons Pilati Rama e ta veshë xhamadanin e Mic Sokolit, Isa Boletinit, Idriz Seferit, Ded Gjon Lulit e Azem Galicës dhe të shtiret si patriot e atdhetar kur çdo shqiptar e din se misioni i tij i vertetë në politikën e jashtme është marrveshja e tij e fshehtë për ndarjen e Kosovës e krijimin e Serbisë së madhe, apo Jugosllavisë së tretë përmes projektit të “Shengenit Ballkanik”!
Ali Ahmeti ka mbi katër dekada që ecën në rrugën e Golgotës për të arritur në Panteonin e Lavdisë ku e kanë vendosur sot me plot të drejtë e meritë përpjekjet e lufta e tij titanike, qëndresa prej Anteu dhe vizioni largpamës për të ardhmen e shqiptarëve në Ballkan.
Ai është njëherësh gjenerali e heroi i luftës dhe Princi i paqes, njeriu me vendosmëri të hekurt që ju imponoj qarqeve nacionaliste, shoviniste maqedonase marrveshjen e Ohrit, ndërrimin e emrit të vendit dhe kursin Euroatlantik të kësaj republike, Gjuhën Shqipe e njëherësh denoj me vdekje politikën e apartejdit që zbatohej ndaj shqiptarëve nga Gruevski, e cila ishte nyja gordiane që e penalizonte Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimit në Nato dhe BE.
Ai rrezoj e rrenoj përgjithmonë mazhorancat maqedone e monopolin etnopolitik.
Rama e quajti Ali Ahmetin politikan që ka bërë shumë për shqiptarët.
Po ju Sulltan Rama që keni model tuajn Erdoganin e Turqisë, Lukashenkon e Bjollorusisë e Knjaz Aleksandrin e Serbisë çfarë keni bërë për shqiptarët?!
Aeroportet dhe portet ia latë nën kontroll pushtetarëve tuaj banditë e mafies.
Ndërtuat pista për çarterët që transportonin drogë.
Ndërtuat laboratorë modernë për përparimin e saj.
Premtuat qeverisje, partneritet e marrëdhenie të ngushta me Kosovën dhe vendosët traun pa alternativë në Rrugën e Kombit.
I mbyllët dorën e Brukselit shqiptarëve dhe prespektivën e Shqipërisë Europiane.
Zgjodhët Beogradin dhe projektet e Vuçiçit për Serbisë e madhe të maskuar me siglën e Shengenit Ballkanik.
Dashurinë e ndjenjat tua “patriotike” për Kosovën, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, Luginës së Preshevës, diasporës nuk mund t’i justifikoni me faktin se keni në qeverinë tuaj dy delfinë të Baton Haxhiut me origjinë nga Kosova.
Është e vertetë historike e krenari kombëtare që në të gjitha qeveritë deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore ka patur ministra e kryeministra nga Kosova, por ata ishin rilindas patriotë e burra mendjendritur, si Hasan Prishtina, Hoxhë Kadriu, Bajram Curri, Rexhep Mitrovica.
Gjinoja i diplomacisë së dështuar e ministresha që ka katranosur arsimin në pikën e saj me të zëzë nuk tregojnë patriotizëm kombëtar por palaçëlleqet e tua e pazaret e pista me Batonin e të tjerë që përpiqen të kurojnë portretin tuaj për t’u thënë shqiptarëve këtej dhe andej kufirit shtetërorë se ju qënkëni ikona e Shqipërisë Europiane e modeli i liderit të suksesshëm ndërshqiptarë.
A mund t’i gëzohesh vertetë ti suksesit të Ali Ahmetit kur je munduar të denigrosh, madje patët kurajon ta denonconi në gjykatë shokun e tij të betejave dhe të armëve për liri, heroin e gjallë, Ikonën e qëndresës së UÇK- së, Kalorësin e lirisë dardane, ish kryeministrin, presidentin e ardhshëm të Kosovës Ramush Haradinajn, i cili ndaloj skenarët e tu dhe të Vuçiçit për ndarjen e Kosovës.
Ali Ahmeti i bëri shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të besojne në kauzën e tij sepse i udhëhoqi ata si prijës e strateg lufte, e më vonë si politikan i kalibrit më të lartë, format i burrështetasit dhe patriotit deshmoj se mbi çdo gjë tjetër vën interesat e Atdheut, lirinë dinjitetin dhe të ardhmen e tij.
Ai është burri i fjalës së mbajtur, gjenerali që nuk ka njohur humbje në fushëbetejat e luftës dhe ato të politikës.
Ahmeti ka staturën e prijësit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, presidentit moral i kësaj republike e jo të sundimtarit siç pëpiqeni ju ditë e natë të bëheni Sulltan Rama.
Ali Ahmetii e Bdi mori përgjegjësi historike në Republikën e Maqedonisë së Veriut me 6- të ministri në qeverinë e re, kryetarin e parlamentit dhe theu tabunë, i hapi rrugën kryeministrit shqiptar, ëndërr e kahmotshme e brezave të tërë.
I urtë në kuvend e trim në mejdan.
Ky është togfjalëshi që i shkon më së shumti për shtat Ali Ahmetit, këtij burri të shquar të Kombit Shqiptar, i cili me veprën e tij në shërbim të Atdheut ka hyrë për së gjalli, për të mbetur përjetësisht në historinë e tij.