Vendet e punës janë burimi kryesor i vatrave të reja të koronavirusit në Francë dhe kompanitë duhet të çojnë sa më shumë të jetë e mundur personelin të punojë nga shtëpia pas pushimeve të gushtit, sipas autoriteteve shëndetësore.

Të dhënat javore të ministrisë së shëndetësisë treguan se që nga 9 maj, ndërmarrjet private dhe publike kanë përbërë 22 për qind të 609 grupimeve të infeksionit.

Gati një e treta e këtyre grupimeve aktualisht janë nën hetim nga autoritetet shëndetësore.

Të dhënat, të cilat përjashtojnë shtëpitë e pensionit dhe familjet individuale, gjithashtu treguan se institucionet shëndetësore përbëjnë 16 për qind të të gjitha grupimeve dhe familjet e medha llogariten 14 për qind.

“Ne duhet ta bëjmë përdorimin e maskave të detyrueshme në të gjitha hapësirat e mbyllura, përfshirë edhe kompanitë private,” tha Eric Caumes, shefi i sëmundjeve infektive në një spital në Paris./Independent