Çdo person mbi 12 vjeç në Bruksel duhet të mbajë maskë dhe në hapësirat e hapura të qytetit, ku mund të ketë grumbullime njerëzish.

Vendimi u mor pas shtimit të ndjeshëm të rasteve me koronavirus gjatë javëve të fundit.

Kontrollet e policisë do të rriten për të siguruar që qytetarët të respektojnë masat e reja.

Përjashtime do të bëhen për ata që kryejnë aktivitete sportive apo për ata që nuk mund të mbajnë maskë për shkaqe shëndetësore.

Më herët, maska u bë e detyrueshme edhe në ambiente të mbyllura.