Ballina Aktualitet BE 180 milionë Euro Shqipërisë për krizën e pandemisë

BE 180 milionë Euro Shqipërisë për krizën e pandemisë

Bashkimi Europian i ka akorduar Shqipërisë 180 milionë Euro si ndihmë për të përballuar krizën e shkaktuar nga pandemia. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

“Tregojmë edhe njëherë solidaritetin me rajonin në një kohë krize të paprecedentë”, thuhet në postimin e Soreca-s.  Paketa vjen në kuadër të Asistencës makro-financiare për Shqipërinë.

Paketë ndihme kanë marrë edhe vendet e rajonit si Kosova (100 milionë Euro), Mali i Zi (60 milionë Euro), Maqedonia (160 milionë Euro) si dhe Gjeorgjia, Moldavia dhe Jordania.

1.2 miliardë euro, BE-ja i ka akorduar për Ukrainën.