(Një analizë e shkurtër Orvelliane mbi tatëpjetën politike kosovare)
Dr. Murteza OSDAUTAJ
Shpesh herëkur duam ta paraqesim ashtu siç nuk është por siç do të duhej të ishte politikën kosovare, iu kthehemi postulateve politike jo të pakta mbi të cilat Ibrahim Rugova e ngriti politikën e tijdhe arriti që Kosovën ta faktorizojë në arenën politike ndërkombëtare dhe ta bëj një problem evropian dhe botëror. Politika e Ibrahim Rugovës nuk bazohej në doktrina dhe ideologji politike e filozofike. Ajo ishte e thjeshtë, pragmatiste, reale dhe që pasqyronte synimet historike të një populli të tërë që, për më shumë se pesë shekuj, luftoi për lirinë dhe të drejtat e tij.
Po cila është baza e të gjitha këtyre parimeve politike për të cilat kapemi, të cilat ishin dhe duhet të jenë shtylla përmbajtjesore të shtetit dhe me të cilat mundohemi ta mbulojmë degradimin tonë politik dhe veprues. E tërë filozofia e Ibrahim Rugovës dhe e lëvizjes për liri të viteve 90-ë ndalej dhe bazohej në tri koncepte bazë shtet formuese mbi të cilat është ndërtuar e tërë demokracia perëndimore për shekuj me radhë por që, njëkohësisht, ishin edhe qëllime historike të shqiptarëve. Konceptet të cilat u bënë bazë e politikës kombëtare të Ibrahim Rugovës ishin:
- Demokracia,
- Liria dhe
- Pavarësia.
Në këtë shkrim do t’ua lëshojmë një sy analitik të tria këtyre koncepteve për të parë se në ç’masë është ndërtuar apo nuk është ndërtuar shteti i Kosovës dhe cilët janë faktorët që ndikuan në procesin e ndërprerë të shtetndërtimit te ne.
- Demokracia
Po çka nënkuptojmë me demokracinë dhe në cilën mënyrë ky term dhe domethënia e tij është keqpërdorur dhe është zhvlerësuar nga partitë politike kosovare duke mos përjashtuar këtu as pasardhësit partiakë të z. Rugova?
Për ta bërë të ditur për lexuesit e mi se cilat janë kuptimet e demokracisë, dua t’i paraqeskëtudisa nga definicionet që mund t’i gjejmë në fjalorin e Kembrixhit që është fjalori më i pasur igjuhës angleze:
- besimi në lirinë dhe barazinë midis njerëzve, ose një sistem qeverisjeje i bazuar në këtë besim, në të cilin pushteti mbahet ose nga përfaqësuesit e zgjedhur ose direkt nga vetë njerëzit;
- besimi se të gjithë njerëzit e një vendi kanë të drejtë të shprehin mendimet e tyre, dhe se pushteti duhet të mbahet nga njerëzit që zgjidhen, ose një sistem i qeverisjes bazuar në këtë besim;
- një situatë, një sistem, ose një organizatë në të cilën të gjithë kanë të drejta dhe mundësi të barabarta, dhe mund të ndihmojnë në marrjen e vendimeve;
- Një demokraci është një vend në të cilin pushteti mbahet nga përfaqësuesit e zgjedhur, etj.
Po e shohim, pra, se demokracia, për më shumëështë, është një besim në vlera të caktuara të cilat ngriten, ndërtohen dhe perfeksionohen deri në masën e ndërtimit të njësistemi në të cilën liria dhe barazia e njerëzve është baza e shtetit. Që ta kemi një me të qartë nga ajo q sollëm më lartë duhet ta kuptojmë se ky sistem vlerash dhe besimesh mund të ndërtohet vetëm nëpërmjet njerëzve të zgjedhur dhe kjo nënkupton se njerëzit e zgjedhur duhet të jenë ajo masë e njerëzve që janë në gjendjet’ikultivojnë, t’i zhvillojnë dhe t’i mbrojnë të drejtat dhe barazitë që I nënkupton demokracia. Të shohim se ku jemi ne në këtë mes:
Kosova ka një sistem të tillë në të cilin parimi themelor i demokracisë nuk merret parasysh. Duke e shikuar sistemin tonëelektoral mund të konstatojmë shumë lehtë se gati gjysma e deputetëve tëKosovës nuk janë njerëz të zgjedhur por janë, thjeshtë, njerëz që arrijnë t’i marrin ulëset në parlament për shkak të mekanizmavejodemokratikë të vendosur nga miqtë tanë të vendeve demokratike. Çka nënkupton kjo? Kosova ka gjithsej 120 deputetë. Për shkak te kuotave të vendosura, në mënyrë automatike 20 deputetë nga pakicat kombëtare marrin vende në parlament pa e përfaqësuar votën popullore apo pa e plotësuar numrin e votave të nevojshme për një deputet. Në anën tjetër, te pjesa shqiptare e deputetëve, ekziston edhe kuota tjetër e 30% që determinon se, morën vota të mjaftueshme apo jo, kjo përqindje duhet të përbëhet nga deputete femra. Kur e marrim edhe çelësin partiak të vendosjes në lista zgjedhore të të afërmeve (vëllezër, dajë, teze, kunata, halla etj.) del se një numër tejet i vogël ideputetëve janë ata që, sipas konceptit të demokracisë, mund të cilësohen të zgjedhur ose përfaqësues të popullit.
Më një strukturë të tillë të parlamentit, praktikisht, kuvendi i Kosovës është një konglomerat njerëzish të cilët, në mënyra të ndryshme jodemokratike, kanë përfituar të jenë anëtarë të parlamentit dhe një numër ivogël e tyre janë, besueshëm, përfaqësues të popullit të Kosovës.
Duke mos e pasur dhe duke mos e kuptuardomethënien e demokracisë, kjo turmë ‘deputetësh’ praktikisht shndërrohen nëaparatçika dhe vegla politike të secilës nomenklaturë politike duke vepruar dhe duke ndërmarrëvendime, në vazhdimësi, në dem të zgjedhësve të tyre dhe në dëm të vendit.
Kjo turmë ‘deputetësh’ ose të gjitha turmat e deputeteve të të gjitha legjislacioneve të deritashme, i kanë sjellë jo pak por shumë dëme vendit të tyre duke votuar vendime të dëmshme për vendin dhe duke u venë në krah të oligarkive politike të ngritura mbi ‘vlerat e luftës’ dhe të ‘vlerës’ së komandantëve të luftës, pjesa më e madhe e të cilëve, kur përballen me ligjin, deklarojnë se, në të vërtetë, nuk kanë qenë komandantë dhe nuk kanë pasur njësi të komanduara nën urdhrat e tyre.
T’i hyjmë me radhë:
- Këta deputetë votuan ‘dhënien’ ose faljen me koncesion të aeroportit të Prishtinës,
- Këta deputetë votuan ‘shitjen’ e distribucionit të energjisë elektrike,
- Këta deputetë votuan demarkacionin me Maqedoninë ku vendi ynë I humbirreth 2500 hektarë tokë,
- Këta deputetë votuan demarkacionin me Malin e Zi me ç’rast vendi u rrudh territorialisht për 8500 hektarë,
- Këta deputetë votuan shitjen e aseteve më të rëndësishme të vendit,
- Këta deputetë votuan marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive,
- Këta deputet nuk e ndaluan asnjë marrëveshje të dëmshme që e bëri qeveria nëdisfavor të kompanive publike të vendit,
- Këta deputetë nuk arritën ta ndalojnë as ta denoncojnë asnjë aferë korruptive të klasës politike të vendit,
- Këta deputetë për profite personale ekonomike dhe politike, e shiten votën e tyre sa herë që kishin mundësi e kishin profit edhe pse zgjedhjet i fitonin duke vajtuar për të vdekurit e tyre që ishin vrarë nga kundërshtarët politikë.
- Këta deputetë asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk e shfrytëzuan votën e tyre për ta përfaqësuar elektoratin e vet ( së paku jo ata të Pejës, Deçanit e të Istogut në rastin e demarkacionit, se paku jo ata të Gjilanit, Kaçanikut e Hanit të Elezit në rastin e demarkacionit me Maqedoninë, etj. etj.) por gjithmonë ishin të gatshëm të votonin në procese dhe vendime kur ishin të dëmshme për kauzën e tyre politike dhe për vendin kur përfitonin ndonjë pozitë ambasadori, pozita të larta diplomatike dhe ekzekutive për të afërmit apo për vete, mundësi ekonomike sikur ishte rasti me terminalet doganore etj. etj.
- Këta deputetë me vendimet apo mosveprimet e tyre e lejuan kompaninë më të madhe në vend të krijojë monopol në prodhimin e kafesë, në homologimin e veturave, e lejuan ‘Devolli Corporation’ të nashiste tagji thish nga Serbia në vend të miellit dhe e lejuan që kjo kompani ta rrënojë deri në falimentim telekomin e Kosovës duke e liruar nga çdo konsekuence ligjore dhe ekonomike.
Në çdo vend demokratik, një qasje e tillë e deputetëve do të konsiderohej tradhti kombëtare dhe të njëjtit, jo që do tëshkarkoheshin nga pozitat e tyre dhe do të dënoheshin me gjyq për dëmet ekonomike dhe politike që ia shkaktuan vendit, por do të ndiqeshin për tradhti kombëtare. Sot, për shkak të klaneve politike që ende dëshirojnë të mbesin në këmbë, të njëjtit deputetë vazhdojnë t’i sjellin dëm vendit të tyre me mosdijen e tyre, me injorancën e tyre, me fudullëkun, me budallallëkun, me neglizhencën e tyre dhe me ‘shitjen’ e tyre tek segmente të ndryshme mafioze politike e parapolitike që veprojnë në vend. Po kjo turmë deputetësh nuk mund të dënohen ngase funksionojnë bazuar në planet vendore dhe të jashtme për ta dobësuar apo shkatërruar përfundimisht shtetësinë e Kosovës. Ata nuk mund të dënohen ngase rreth 70 prej tyre nuk kanë legjitimitet popullor përveçse janë futur aty në bazë të një çelësi kushtetues tepër negativ për demokracinë që në Kosovë u legalizua nga faktori ndërkombëtar me anë të pakos së Ahtisarit dhe në emër të një kompromisi që duhej bërë serbëve.
20 deputetët e pakicave që s’kanë legjitimitet popullor, së paku 30 deputete femra nga pjesa shqiptare (po flas për deputetet militante të cilat nuk kanë asnjë performancë parlamentare dhe as dije profesionale e të cilat e fitojnë pozitën e deputetit për arsyen e thjeshte se duhet plotësuar kuotën e 30% dhe, në asnjë mënyrë, nuk po flas për femrat e dinjitetshme të cilat këtë pozitë e kanë fituar me votën e tyre popullore pa qenë nevoja që të jenë pjesë e kuotave) që s’kanë asnjëlegjitimitet popullor dhe rreth 20 deputetë të tjerë që i kanë fituar pozitat e tyre për shkak tëzëvendësimit të deputetëve që kanë marrë pozita të tjera politike, nuk paraqesin zërin e popullit dhe, si të tillë, nuk mundtëjenë as mbrojtës dhe prezantues dhe as manifestues të interesave të tij. Në njësituatë të tillë, referendumi është zgjidhja e vetme dhe më e rëndësishme kur kemi tëbëjmë për vendime të mëdha shtetërore, përndryshe kjo turmë deputetësh jolegjitimë do të pranojë dhe ratifikojë çdo vendim a letër e cila mund të shkojë në dëm të vendit.
Një parlamenti tillë, pa legjitimitet popullor, mund të vendosë nesër për secilënmarrëveshje me Serbinë dhe, mos e dhashtë zoti, edhe për bashkim me Serbinë ngase, duke mos përfaqësuarvotën popullore, ata s’kanë asnjë përgjegjësi ndaj zgjedhësve, vota e të cilëve ështëthjeshtë e humbur.
Një turmë e tillë deputetësh, jo që s’janë në gjendje të ndërtojnë shtet, jo që nuk janë në gjendje ta ndërtojnë një demokraci elementare, por një turmë e tillë deputetëshjo legjitimë janë shumë të rrezikshëm që, në situatë krize, të votojnë apo ta vendosin fashizmin në strukturën dhe sistemin shoqëror në vend apo, në situata të caktuara, të marrin vendime që mund ët jenë pakthyeshëm të dëmshme për vendin.
Kuptimet e tjera të demokracisë, që janë fjala e lirë, veprimi i lirë, mendimi i lirë, mundësitë e barabarta, vendimmarrja e barabartë etj. në kontekstet kosovare janë thjeshtë një lojë fjalësh. Po e the mendimin e lirë, po fole lirshëm, po veprove lirshëm, po kërkove të kesh qasje të barabartë në vendimmarrje etj., automatikisht je një i humbur ngase, përveçse e humbë përkrahjen politike dhe të mbyllën të gjitha rrugët e veprimit dhe të perspektivës, njëkohësishtviktimë e veprimeve tua mund ët jenë shumë lehtë edhe familja dhe fëmijët tu. Po kështu në një sistem ku të gjitha mediat janë të shitura, fjala e lirë, pra vërtete fjala e lirë, është një dënim për folësin e saj dhe një vdekje për vet fjalën.
Fatkeqësisht Kosova është në këtë deregje dhe me një sistem të tille të vlerave që po ndërtohen, demokracia dhe Kosova janë në një largim të tmerrshëm nga njëra tjetra.
Shtylla e parë e postulatit tëIbrahimRugovës mbi demokracinë, me njëorganizim të tillë parlamentar dhe me një strukturë të tillë të njerëzve tëpa kompetencë dhe tëpa legjitimitet, rrënohet dhe bie menjëherë!
- Liria
Për ta shpjeguar këtë shtyllë të postulatit të Ibrahim Rugovës dhe i cili, edhe ky, po dëmtohet që në bërthamën e tij, për tua bërë më të lehtë lexuesve të mi ta kuptojnë tërësinë, po e sjell shpjegimin nga ‘Fjalori i gjuhës shqipe’. Sipas tij, liri do të thotë:
- Të qenët i lirë në jetë e në punë; mungesa e shtypjes, e varësisë dhe e kufizimeve që pengojnë, vështirësojnë e ndrydhin veprimtarinë politike e shoqërore të një klase a shtrese të caktuar, të shoqërisë në tërësi ose të anëtarëve të saj; gjendja kur një vend nuk është i pushtuar dhe kur një popull rron i lirë dhe i pavarur. Liri politike (shoqërore, ekonomike). Liritë demokratike e drejta e fjalës, e shtypit, e mbledhjes, e grumbullimit dhe e manifestimit publik. Liri e plotë (e kufizuar). Liria e fjalës (e shtypit, e mbledhjeve). Lufta për liri e pavarësi. E fituam (e mbrojmë) lirinë. Vdekje Fashizmit — Liri Popullit! S`durohet jeta pa liri. Liria i ka rrënjët në gjak. fj. u. Liria nuk dhurohet, por fitohet. fj. u. Liria nuk mbrohet me fjalë e me urata, por me harqe e me shpata. fj. u.
- Gjendja e dikujt që nuk është i burgosur, i internuar a i arrestuar dhe gëzon të drejtat qytetare; të qenët i lirë. Liria personale. U dënua me heqje të lirisë.
- nj. hist. Gjendja e një njeriu, i cili nuk ishte skllav a bujkrob (në rendin skllavopronar e në atë feudal).
ç) Mungesa e kufizimeve ose e pengesave në veprimtarinë e përditshme të dikujt ose në një fushë të caktuar; e drejta e plotë që i jepet dikujt për diçka; të qenët i lirë në mendime e veprime. Liria e mendimeve (e pikëpamjeve). Liria e ndërgjegjes. Liri veprimi. Liria e martesës. I ka dhënë fëmijës liri të madhe.
- nj. filoz. Mundësia e njeriut për të njohur dhe për të përdorur sipas vullnetit të tij ligjet objektive të zhvillimit të natyrës e të shoqërisë. Liria dhe domosdoshmëria. Liria e vullnetit. * I ka dhënë liri gjuhës keq. flet shumë e pa u menduar mirë, nuk i vë fre gjuhës. Liria poetike let. heqje e shtesa tingujsh ose ndryshime të tjera gjuhësore në vargjet për të ruajtur ritmin, numrin e rrokjeve etj. Liria e detit të hapët e drejta e anijeve të shteteve të ndryshme për të lundruar lirisht në det të hapët. Liria e hapësirës ajrore (liria e ajrit) e drejta e aeroplanëve të shteteve të ndryshme për të fluturuar lirisht në një hapësirë ajrore të caktuar.
Nga ç’mund të shihet nga definimi i thjeshtë nga fjalori dhe bazuar në qindra libra që janë shkruar lidhur me lirinë, duhet të dihet se çlirimi fizik nga një pushtues nuk do të thotë nëmënyrë automatike edhe liri. }lirimi është largimi i ushtrisë dhe i pushtetit të njëpushtuesi nga vendi yt. Liria ështëajo që e krijon ti si mundësi për jetë tëdinjitetshme për qytetarët e vendit tënd.
Nëse e masim lirinë me mundësinë për shkollimcilësor, me mundësinë për një gjyqësi efikase, të drejtë e tëshpejtë, me mundësinë për të gjetur njëvend pune për krijimin e mirëqeniesekonomike, me mundësinë për të pasur një sistem të mirëshëndetësor, me mundësinë për ta shprehur mendimin tënd dhe për të mos u shpallurtradhtar ose për të mos u persekutuar, atëherë vendi ynë lë shumë për tëdëshiruar.
Ne e kemi krijuar një sistem shkollor në të cilin fëmijët na dalin gjysmë analfabetë dhe radhitën të fundit në Evropë. Ne e kemi krijuar njësistem shkollor ku diplomat jepen sikur të ishin kartëmonedha të devalvuara apo letra tualeti, një sistem shkollor ku leximi është pjesa më e parëndësishme e tij, një sistem ku 80% të mësuesve nuke flasim gjuhën standarde jo që nuk duan por që nuk e dinë, një sistem kur ende mësuesit më të mirë janë mësuesit qëe kanë kryer normalen edhe pse kemi proporcionin mëtë madh të mësuesve me master në Evropë.
Ne kemi krijuar një sistem gjyqësor nga i cili mund tëdënohesh pse ke vjedhur një pulë apo pesëqebapë por shpëton paç nëse ke vjedhur miliona para të shtetit përmestenderëve dhe mënyrave të tjera të zhvatjes si dhe të kompanive dhe ndërmarrjeve publike të vendit. Ne kemi krijuar një sistem gjyqësor i cili nuk ta zgjidh çështjen tënde civile as për dhjetë vjet ndërsa që gjyqtarët e prokurorët marrin rrogat më të larta jo vetëm në Ballkan por edhe mëgjerë. Ne kemi krijuar një sistem gjyqësor ku nuk mund të punësohesh pse ke ekspertizë të mirë profesionale por pse je i afërm me ndonjë nga oligarkët partiakë apo pse ndonjërit prej tyre ia ke dhuruar e parkuar një xhip me zero kilometra para dyerve të oborrit. Me një fjalë nuk mund tëpunësohesh në gjyqësinë kosovare nëse nuk je instrument dhe vegël e aparatit të korruptuar politik tëKosovës apo nëse nuk bëhesh vegël e secilës strukturë politike që vjen nëpushtet.
Kemi krijuar dhjetëra universitete private dhe shtetërore. Tërinjtë tanë që shkollohen nëpër këto institucione jo që nuk aftësohen për profesionin të cilin e fitojnë gjatë disa vjetëve të shkollimit por ata nuk e fitojnë asnjë shans punësimi pas kryerjes së shkollimit. Këta të rinjqë sapo e kanë filluar jetën etyre,përballenme pengesat institucionale dhe të partive politike të cilat nuk iu japin asnjë mundësi meritokracie.
Një i shkolluar i Kosovës, mund të punësohet vetëm nëse ka dike të fortë në levat e pushtetit dhe tëpartivepolitike në pushtet. Mund të punësohet vetëm nëse bëhet militant i partisë dhe vetëm nëse brenda asaj partie ka njëmbështetje të pakundërshtueshme. Të tjerët që nuk ekanë një fat të tillë duhet tëpunojnëpunë argatësh në ndërtimtari e hotelieri, apo duhet ta gjejnë një rrugë që të ikin jashtë vendit për të punuar, po ashtu, punët më të dobëta dhe më tëpadinjitetshme.
Kemi krijuar një sistem mjekësor më të dobëtin në rajon. Asnjë sëmundje më e rëndë nuk mund ët shërohet në Kosovë jo pse nuk kemi mjekë e motra të afta por pse për mjekime të tilla shteti nuk ka krijuar asnjë infrastrukturë publike duke lejuar që të zhvillohet sistemi privat shëndetësor i ngritur jo mbi betimin e Hipokratit por mbi bazën e tëbërit biznes dhe profit.
Qytetarët e Kosovës lutjen kryesore e kanë ‘o zot mos më bë për mjekë‘ ngase ata e dinë se do të detyrohen të shesin shtëpi e katandi për të gjetur shërim qoftë brenda spitaleve private tëKosovës ku punojnë krejt mjekët qëpunojnë në spitalet publike, qoftë në spitalet e Maqedonisë, Serbisë apo të Turqisë ku paguajnë shuma që s’mund t’i durojnë as familjet e pasura të vendeve kapitaliste tëperëndimit.
Kemi bërë një vend në të cilin më shumë se gjysma e popullsisë janë emigrantë nëvendet perëndimore dhe nëAmerikë. Kemi krijuar një vend në të cilin fshatrat thuaja janë boshatisur dhe nga pa perspektiva e humbja e shpresës gati 70% e popullsisë janë të gatshëm që, që nesër, ta lëshojnë vendin.
Element tjetër i mungesës sëlirisëështë edhe thellimi i hendekut në mes tëtë pasurve dhe tëtëvarfërve. Rreth 37% te familjeve kosovare jetojnë nën minimumin e përcaktuar nga Banka botërore dhe,rrjedhimisht, jetojnë në varfëri tëskajshme, duke mos e llogaritur edhe pjesëne familjeve tjera që jetojnë në kufirin e varfërisë dhe ku, të gjitha bashkë,përbëjnë rreth 65% të familjeve kosovare. Në një vend ku i ke 65% të popullsisë të varfër ose ekstremisht të varfër, liria është më shumë se një luks apo nuk ekzistoni fare. Prandaj, për njëzet vjet, fitojnë dhe zgjidhen po tënjëjtit njerëz që e krijuan dhe e ‘mirëmbajtën’ gjendjen e cila mund të quhet si të duam përveç jo gjendje e lirisë.
Mungesa e lirisë dhe e mirëqenies ekonomike ka ndikuar që në popull të shfaqen edhe rryma devijuese fetare dhe identitare. Mjafton të ceket se Kosova, për ft të keq, u bë furnizuesi më i madh i ISIS (në proporcion me popullsinë)me ushtarë që iu bashkuan kësaj organizate terroriste. Në anën tjetër, islami politik, i dalur në ilegalitet, po kryen punë të jashtëzakonshme shkombëtarizuese te pjesët e varfëra të shoqërisë, sidomos në fshatrat e Drenicës, Rrafshit të Kosovës por edhe në Anamoravë. Gjithsesi ky fenomen, me përmasa më të vogla, është i shfaqur edhe në Dukagjin dhe në viset tjera.
Në një vend të tillë ku njeriu nuk mund ta realizojë vetveten, nuk mund të krijoj bazë tëmbijetesës fizike dhe nuk ka asnjëmundësi të krijimit tëfamiljes, liria, në cilindo kontekst që ta shohësh, mungon totalisht. Edhe shtylla e dytë e postulatit politik tëIbrahim Rugovës rrënohet plotësisht.
- Pavarësia
Pavarësia është një nga kërkesat më sublime që populli shqiptar i Kosovës e kërkonte me ngulm që nga pushtimi otoman dhe, më vonë, serb. Kjo, pra pavarësia e Kosovës, ishte qëllimi i çdo përpjekje dhe lufte shqiptare që nga luftëratballanike, lufta e parë botërore, lëvizja kaçake e viteve 20-30 të shekullit XX, lufta e dytë botërore, demonstratat e viteve 60, 80, 90, lëvizjet politike të viteve 80-90 dhe deri te lufta çlirimtare e U}K-së. Po sidefinohet pavarësia si koncept nëfjalorin e Kembrixhit:
- I lirë dhe i pavarur nga të qeverisurit ose sundimi nga një vend tjetër;
- liria për të nxjerrë ligje ose vendime pa u qeverisur ose kontrolluar nga një vend, organizatë apo institucion i/e huaj, etj.
- gjendja e të dëshiruarit ose e aftësisë për të bërë gjëra për veten tuaj dhe për të marrë vendimet tuaja, pa ndihmë ose ndikim nga njerëzit e tjerë;
- aftësia për të jetuar jetën tuaj pa u ndihmuar ose ndikuar nga njerëzit e tjerë
Shikuar nga ajo që thotë fjalori që e përmendem e vetmja gjë që mund të themi se Kosovaështë e pavarur është fakti se ajo, fatmirësisht, nuk qeveriset më nga Serbia. E arritura me e madhe e tërë këtij populli për më shumë se 100 vjet është ky fakt madhor. Por a është bërëKosova e pavarur me këtë fakt?
Mund të themi se fatkeqësisht kjo nuk mund ët jetë dhe nuk mund ët quhet e vërtetë.
Kosovaështë mbërthyer në njëzingjirë procesesh të cilat, e cilat e kanë dëmtuar tepër shumë gjendjen e pavarësisë sëKosovës. Qeveritë e vendit, të paafta dhe me orientim në plaçkitjen e pasurive të vendit dhe jo të orientuar drejt përmbylljes së procesit të pavarësimit tëvendit, nuk arriti ta kapitalizojë vendimin e GJND-së. Për më keq qeveritë e që u ndërruan vit pas viti dhe të cilat udhëhiqeshin nga PDK, AAK, NISMA dhe, kryesisht nga LDK si partnere, tëshantazhuara nga faktorët ndërkombëtarë, sidomos evropianë, thuaja e neutralizuan në tërësi vendimin e GjND-së për pavarësinë. Këto qeveri, pa asnjë kompetencështet formuese, të përbëra nga harambashë e komandantë të paaftë dhe intelektualë e akademikë servilë të etur për pushtet e para, u futën në njëvorbullbisedimesh me Serbinë në të cilat hoqën dorë nga njëvistër elementesh të cilat e ishin bazë për pavarësinë e Kosovës.
Këto qeveri e pranuan përdorimin e fusnotës e cila, u përdor nga evropianët, dhe shtete tjera jo dashamirëse ndaj Kosovës që, pa zhurmë dhe pa krijuar standard, ta përmbysin edhe atë pak pavarësi që e kishte arritur Kosova në vitin 2008. Vet përmbajtja e vendosur në fusnotë që thotë‘Pa paragjykuar për vendimin e GjND-së për deklaratën pavarësisë sëKosovës dhe për rezolutën 1244 të KS të OKB-së‘është fakt se njohja e pavarësisë së Kosovës, praktikisht, vihet në pikëpyetje.
Vendosja e yllit fatkeq (fusnotës) në fund të emrit të vendit nëçdo mekanizëm ndërkombëtar dhe nëçdo takim ndërkombëtar, praktikisht Kosovën e vendosi nga një vend të cilit një gjykatëndërkombëtare ia njeh pavarësinë, në një vend që vet e vë në dyshim pavarësinë e saj.
Vazhdimi i bisedimeve të pafundme dhe tëpaagjendë me Serbinë, i solli dëm të pariparueshëm vendit. Qeveritë tëcilatudhëhiqeshin kryesisht nga Thaqi dhe klika e tij, duke mos pasur asnjë platformë dhe asnjë kufi kohor, i bënë lëshime të pafundme Serbisë dhe serbëve tëKosovës por Kosovën e dëmtuan deri në atë masë saqë pavarësia e saj dhe integriteti i saj territorial, për shkak tëbisedimeve ‘për status’ tëKosovës, filloi tëvihet në pyetje nga një numër i madh i shteteve që na kishin njohur e të cilat filluan që, në organizata ndërkombëtare ku Kosova dëshironte tëanëtarësohej, të votojnë kundër apo të abstenojnë. Dihen të gjithatentimet për anëtarësim nëUNESCO dhe në INTERPOL në të cilat shumë vende që na kishin njohur, votuan kundër apo abstenuan. Për më keq, në tre vjetët e fundit, më shumë se dhjetë vende i tërhoqën njohjen e tyre ngase morën sinjale të rrejshme nga Serbia gjëja ajo dhe Kosova po bisedonin për statusin e kësaj të fundit.
Për të vazhduar me keqësimin e gjendjes, Kosova vazhdimisht vazhdon me koncesionet ndaj Serbisë derisa Serbia, në emër ‘të dialogut konstruktiv’, përfitonte me hapjen e vazhdueshmetë kapitujve për hyrje në BE. Në ndërkohë Serbia fillon ta keqpërdorë ’dialogun’ edhe për të përfituar nëfusha të tjera, ajo arrinë që ta detyrojëKosovënpër lejimin e një partie politikegjithserbe e kontrolluar totalisht nga Serbia. Nënshkruan marrëveshje për asociacionin me prerogative shtetërore dhe ekzekutive ashtu që, që i njëjti, në situata të nevojshme për Serbinë, ta bllokojëtotalishtKosovën nëçdovendimmarrje tërëndësishme shtetërore.
Se Kosova nuk ishte pavarur dhe edhe m të pavarur e bënin politikanët e saj shihet edhe me rastin e demarkacionit dhe me kushtëzimin e tij për dhënien e vizave. Një qeveri e korruptuar dhe e shantazhuar e udhëhequr nga Isa Mustafa, por nën direktivat e Thaqit, insistoi që marrëveshja me Malin e Zi nëlidhje me delimitimin e kufirit tëbëhetpjesë e kushteve për viza. BE-ja e fut këtë kusht dhe edhe pse e dinte se Kosova po humbte rreth 8500 hekatarë tokë. Humbja e sovranitetit dhe krijimi i kushtëzimeve të tilla që kanë të bëjnë me territorin dhe humbjen e tij, e lëndon edhe njëherë, tepër rëndë, pavarësinë e Kosovës.
Elementi i dytë i pavarësisë, siç e patë, është liria për të nxjerr ligje dhe vendime me të cilat duhet tëqeveriset një vend apo për tu mbrojtur vendi nga kontrolli i huaj.
Edhe në këtë element Kosova çalon shumë dhe bile ka një pengesë elementare në realizimin e pavarësisë së saj ngase ne disa raste kishte pengesën e shumicës së dyfishtë e cila i bërë pengesa të pakapërcyeshme në realizmin e sovranitetit të saj shtetëror. Rasti i ushtrisë dhe rasti i ligjeve që e kërkojnë këtë lloj shumice janë raste të qarta në treguesin e pavarësisë që e administron qeveria e vendit dhe vendi si tërësi.
Po kështu rasti i votimit për dhomat e specializuara është një moment çelës që tregon se sa e pavarur është Kosova dhe se sanë gjendje është ajo ta ruaj pavarësinë e saj, edhe në fushën e ligjeve. Shembuj të tille ka shumë por, në këtë kontekst, po i përmendi dy tentimet e dështuara për zhbërjen e dhomave të specializuara të cilat nuk u zhbënë vetëm për shkak të ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar.
PO kështu votimi me dhunë i demarkacionit dhe lënia e m gishta në gojë pastaj në lidhje me dhënien e vizave tregon se Kosova është fare pak e pavarur ndërsa që pavarësia e saj dhe vet ajo janë një lodër në duar tëpolitikanëve dhe shteteve tëEvropës të cilat luajnë me të lojën e maces e të miut.
Kosova nuk do të ishte në këtë gjendje të një pavarësie amorfe po të mos e udhëhiqnin politikanë pa asnjë ide, pa asnjë dije, pa asnjë vizion për vendin dhe politikanë të cilët, thuaja në të gjitha rastet manifestonin kompetencë zero karshi detyrave që i ushtronin si politikanë dhe si liderë. Mjafton të shihet fakti i cili tregon se për me shumë se dhjete vjet bisedime me Serbinë, shteti vetëm sa ka humbur nga identiteti, pavarësia dhe sovraniteti i tij.
Varësia totale nga ambasadorët në lidhje me çdo vendim dhe nëlidhej me çdo ligj apo në lidhje me çdo ndërmarrje reformuese apo në lidhje me cilindo akt shtetëror është një tregues se pavarësia e këtij vendi është aq e brishtë dhe aq e padukshme saqë një ambasadore anonime siçështë ish-ambasadorja e BE-së, znj.Apostollova, e kishte fuqinë e ndërhyrjes, të ndërprerjes e të pengimit tëçdo procesi ose nisme legjislative e shtetërore. E papranueshme ishte se, thuaja në të gjitha rastet ulja e qafës dhe lëshimi pe në lidhje me çdo kërkese të kësaj ambasadoreje nëlidhje me tëgjithë sektorët ishte tepër përulëse dhe aspakedinjitetshme.
Kosova ka kaq pakpavarësi dhe e ka kaq të dobët atë pavarësi të paktë që e ka vetëm nga një faktor krucial e ky është faktori njeri. E zënë rob nga një klasë politikanësh të paaftë, të paditur, tëpaetikë, harambashë, kapadai e të korruptuar, e nxënë ngushtë nga një klasë oligarkësh partiakë e ekonomikë të pangopur me rrëmbimin e çdo aseti tëkëtij vendi, e mbytur nga një klasë intelektualësh dhe akademikësh qëështë vënë,totalisht, në shërbim të politikave ditore të grupeve kriminale epolitike dhe parapolitike, Kosovaështërrënuar përbrenda dheështë katandisur keq nga jashtë saqë sot nuk vërehet, thuaja fare, ekzistenca e saj në politikat evropiane dhe rajonale.
- Përfundimi
Përfundimi nuk mund të jetë më pak i zymtë se fryma e tërëkëtij shkrimi. Të ngulfatur nga partitë politike të papërgjegjshme për rolin e tyre nësendërtimin e pavarësisë, në ndërtimin dhe ngritjen e lirisë dhe në kultivimin e demokracisë së vërtetë, ne gradualisht, në heshtje, po zhytemi në njësistem të diktaturës se manjatëvepolitikë, i cili do tëpërfundojë, pa asnjë dyshim, nëmbjelljen e një fashizmi primitiv në Kosovë.
Papërgjegjshmëria e partive politike dhe e politikanëve budallenj për vendin dhe për proceset, në një situatë mëskëterrore, mund të rezultojë edhe me humbjen e shtetësisë sëKosovës dhe me shkatërrimin e tërësisëterritoriale tësaj.
Ky është skenar Orvellian, por është shumë i mundshëm nëse vazhdohet të durohet keqqeverisja dhe degradimi politik, ekonomik dhe moral i vendit.
Mos daltë siç po them unë!
Amin!