Sipas Facebook, duke u bazuar në udhëzimet e ekspertëve shëndetësor dhe publik, punonjësve të kompanisë u është lejuar që të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia vullnetarisht deri në korrik të vitit 2021.
Rrjeti social Facebook ka zgjatur deri në korrik 2021 modelin e punimit nga shtëpia të cilën e zbaton për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Facebook, Nneka Norville, në deklaratën e saj tha se duke u bazuar në udhëzimet e ekspertëve shëndetësor dhe publik, punonjësve të kompanisë u është lejuar që të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia vullnetarisht deri në korrik të vitit 2021.
Në deklaratë përveç vendimit të marrë në lidhje me kohëzgjatjen e punës nga shtëpia, është potencuar se punonjësve do t’u jepen edhe 1000 dollarë shtesë për nevojat e tyre të punës në shtëpi.
Edhe Google, një gjigand tjetër i teknologjisë në SHBA kishte njoftuar se zbatimin e punës nga shtëpia për shkak COVID-19 e kishte zgjatur deri më 30 qershor 2021.