Në pod të kulles me rrasa guri,
Strukur gërrmuç diku në skutë,
një palë gërhanë, me bishta bungu,
me dhamë rrallue si pleq të urtë..
Pa fjalë më folën për kohen e shkuar,
Sa bashka leshi kanë shkue ndër dhamë,
Unë kujto tirqit, jeleket e shkruar,
Çorapet me lula, mat kohë na i banë.
Ata tek rrijnë nën rrasa guri,
Sot ngjajnë si ardhun, prehistorik,
Por nuk kuptojnë si ligeshton burri,
Kur gishtat, e nanes e dades, i lyp.
Te bishtat e drunit janë duart e tyne,
Unë sot i shtërngoj se kam shumë mall,
Baj kuvend mbytur vrella, e kujtime,
Herë therras, dadë, herë tham ,oj nanë!
As gjyshja, as nana nuk munden të gjegjen,
Gërhanet , shenja mbi shpatulla sot i mbajnë,
Unë, kohnat i kthej, se ma bluajnë ndërgjegjen,
Mos nderi i të shkuemes, vdekje prap asht !