–Zgjedhjet lokake të 30 gushtit shqiptarët e Gucisë i gjejnëgrusht të bashkuar, përkundër vullnetit të liderve ulqinak e matrapazve të DPS- it-
–Koalicioni “Shqiptarët e Bashkuar për Guci”shëmbull ibashkimit të subjekteve politike shqiptare në MZ.
Në prag të Zgjedhjeve Lokale në Guci dhe atyre Parlamentare në Mal të Zi liderët lokal në Guci bënë më të mirën e mundshme- bashkimin në një listë zgjedhore, kërkesë kjo jetike e popullit shqiptar.
Duke uruar liderët e partive shqiptare për unifikimin e Listës Zgjedhore arrijmë në një përfundim se Gucia është më e madhe se Ulqini për kah vetëdija politike, kombëtare, më zemërgjërë dhe më humanë e atdhetarë.
Është për të ardhë keq kur analizon sjelljen e pamatur të liderëve qendror ulqinakë në këtë situatë të vështirë të të qenuritshqiptar në këto troje etnike, për mos-logjikimin e duhur e të pamatur të situatës politike në korpusin shqiptar, pra për mos-bashkimin e Shqiptarëve në një Listë Zgjedhore. Çdo ndarje politike ndër shqiptarët etnik këtu është humbje e pakopensueshme në çdo aspekt.
Duhet pyetur politikanët ulqinak se â pak ju duket ndarja e votave nga shqiptarët e stërshitur në rradhët partisë së Gjukanoviqit?!
A thua a u desht që edhe këta votues pro-partive politike shqiptare t’i ndajnë në dy taborre pa i llogaritur shit- blerësit e votave të DPS, që tash e 20 vite seriozisht e kanë dëmtuar trupin zgjedhor të elektoratit shqiptar, e më këtë rast dëmin e ka pësuar vet shqiptari.
Po, sikur të bashkoheshim të gjithë në një një Listë Zgjedhore a thua a do të ngushohej harku i atyre që do të blejnë votuesit shqiptarë për të madhin e të pazëvendesueshmin e tyre, MGJ. A do të kishin fytyrë të propagandonin kundër subjekteve politike shqiptare?
Them që nja 25 % më pak do të kishin dëmtuar elektoratin shqiptar sikur politikbërësit ulqinakë t’i bashkoheshin Listës së Shumicës.
Vet ndarja në dy tabore na bënë të qartë se këta prijës nuk e duan unitetin e elektoratit e trupin unik votues shqiptar, sepse nuk dalin dot nga uni i vet, për shkak se vuajnë nga sëmundjet e karrierizmit, egoizmit dhe si gjithmonë bajraktarizmit.
Qerrja që ka dy biga nuk shkon drejt rrugës së kërkuar.
Me daljen e përbashkët të shqiptarëve të Gucisë në Zgjedhjet Lokale në një Listë të Vetme, arrihet unifikimi i votuesit shqiptarë që të votojnë për bijat e bijtë e saj më të zgjedhur, pavarsisht ngjyrimit politik. Kështu ata do të kenë shumë të qartë bashkimin e votës shqiptare për të mirën e vet. Duke qenë unik ata do të jenë edhe faktor më ndikim në komunën e Gucisë dhe shtyllë e fortë e realizimit të kërkesave jetike, ekonomike e politike të tyre.