Ballina Kuriozitete Çmimi i arit për herë të parë arrin mbi 2 mijë dollarë

Çmimi i arit për herë të parë arrin mbi 2 mijë dollarë

 

Çmimi arit ka arritur mbi 2 mijë dollarë për onz* ndërsa investitorët nxitojnë të gjejnë ‘strehë’ për të siguruar paratë e tyre në mes të pandemisë.

Investitorët vijojnë të zhvendosin paratë e tyre në metalet e çmuara ndërsa rastet e Covid-19 rriten në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë para stimulohen në ekonominë globale.

Çmimi rekord i arit është nxitur gjithashtu edhe nga shqetësimet për tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit. Çmimet e metaleve të tjera të çmuara, përfshirë argjendin, gjithashtu janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i këtij viti.

Çmimi i arit është rritur me më shumë se 30% këtë vit pasi rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten në Amerikë, duke bërë që dhjetëra shtete të ndalojnë ose të kthejnë mbrapa planet e tyre për tu rihapur.

Rritja e shpejtë e rasteve, e cila ka shtypur shpresat për një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike në SHBA, gjithashtu ka ndihmuar në rritjen e çmimit të argjendit me rreth një të tretën këtë vit.

Një tjetër arsye e rritjes së çmimit të arit është parashikimi se Rezerva Federale do të mbajë të ulëta normat e interesit për një periudhë kohe më të gjatë, për të mbështetur rimëkëmbjen e ekonomisë të goditur nga pandemia e Covid-19.

Sipas Bankës së Amerikës, qeveritë në të gjithë botën tashmë kanë njoftuar stimulim me vlerë afro 20 trilionë dollarë për të luftuar ndikimin ekonomik të pandemisë.

Peter McGuire nga XM.com parashikon që çmimi i arit do të arrijë “2,200 dollarë deri në Krishtlindje”, me argjend, platin dhe palladium gjtihashtu të vendosur për të kapur çmime të larta.

*(1 onz = 28.3495 gram)