Të Shtunën e dytë të muajt Gusht dt.08.08.2020 siç tashmë është bërë traditë kemi Ditën e Vendlindjes Curraj Epër. Aktiviteti fillon ora 11.00 në Logun e Kishës së Currajve të Epër.

Do ketë koncert artistik me këngëtarët e mirënjohur Prek Mrishaj, Gofile Paplekaj, Bardhok Prebibaj, Gjergj Gjoni, Bardhok Mehmeti, Vuksan Mrishaj dhe grupi i valltarve nga Curraj Epër.

Ftojmë të gjithë bijtë e bijat , nipat e mbesat, miqë dhe dashamirës të Currajve të Epër të bashkohemi në këtë ditë festive e të kalojmë së bashku një ditë të paharruar, të takohemi e çmallemi me njëri tjetrin.

Askund më mirë se të bashkuar në Vendlindjen tonë të dashur Curraj Epër nuk mund ta kalojme një ditë në freskin e bjeshkëve e buzlumit me ujë borë e nën bekimin e Zanave e Shtojzovalleve në zemrën e Bjeshkve të Namuna.

Të jetojmë momentet magjike të një dite vere në këto kohë plot stres, sa më të bashkuar duke lozur, qeshur e kënduar, do jet kujtim i paharruar për seicilin.

Ju mirëpresim !
kOMISIONI ORGANIZATOR