Jeta e vepra; e Kurtesh Kurtit; në atë kohë të veshtirë; të pushtuesve e sunduesve; në fund shekullin e XVIII, dhe fillim shekullit XIX, nga të huajt ishte e veshtirë; por njeriu i mirë din t’ i përballojë edhe telashet më të mëdha; dhe ka edhe forcë reflektimi. Kurtesh Kurti, ka lindë në Lekbibaj; në vitin 1871 dhe ka vdekë; në modhen 68 vjeçare në janar të vitit 1939; nëpërmes mirësisë dhe virtytit; arriti lumturi dhe mirëqënie familjare; duke e krijuar një admosferë të pastert, jetese. Përkushtimi i tij; Fetar & At’Dhetar; paraqitja, largëpamësia e mëndimit dhe e vizionit të tij; për popullin e vet; …, pjesmarrjen e tij, në kushtrim, e në luftime; për mbrojtjen e trojeve shqiptare e çlirim kombëtar; kan lënë gjurmë; e kan lënë za: — BURR i njohur; “Figurë e lartë”, punëmadh, dhe i pavdekshëm; në NIKAJ – MËRTURË…!?

— Ëmër nderi, i mbajtur lart në Nikaj – Mertur.

Këshilli i Komunës LEKBIBAJ, në mbledhen e tij; me vëndim Nr. 18 datë 30 – 05 – 2015…, I jep Titullin:

—   QYTETAR NDERI NIKAJ – MERTURIT

(pas vdekjes)

Me motivacionin:

Shtepi mikëpritse e bujare kontribues për mbrrojtjen e trojeve të NIKAJ – MERTURIT e QESHTJES KOMBËTARE.

PËR KËSHILLIN E KOMUNËS LEKBIBAJ

Sekretari                                           Kryetar

JETON MARKAJ                             PJETER SUSAJ

D/v.                                               D/v.

Njerzit e mirë janë të mëdhenjë; ata dinë ta ndigjojnë tjetrin; dhe përpara të tjerve paraqiten të vegjël…!?

Burra të ndritur në Nikaj, ka shumë …, e thonë si burrat e NIKAJVE, por unë…, Shkrova; për – KURTESH KURTIN e NIKAJVE; — “VIGAN BURRI”…, nip i MARASH SOKOLIT, t’ THETHIT, shtepi oxhak; …., për ket derë që lindi e rriti veç trima, burra të ndritur; të njohur, at’here e në vazhdimësi: KURTESH KURTI I NIKAJVE, LEK KURTESHI; PREL KURTESHI, djemt e tij, GJIN LEKA , PJETER LEKA, NIKOLL LEKA, PREK LEKA GJEVALIN LEKA nipat e tij…, Djemtë, e PREL KURTESHIT, LUSH PRELA, FRAN PRELA, DOD PRELA dhe MIRASH PRELA , e dhjetra – e dhjetra, djem e vajza që lindi e rriti — ajo derë; ajo voter, ajo kullë e shndritshme e nderuar; “kamot”…, e KURTESH KURT IMERAJ, në Zonën e “NIKAJ – MERTURIT”…,

⦁          GAZETA SHQIPTAEE e datës 13 – korrik 1993; me Titull: “Universi shoqëror i LEKËS: Kryetar familje në bashkinë e maleve”. — Fotoja e LEK KURTESHIT e nxjerrë nga Muzeu Historik i Tiranës; …,Ekspozita:”Bukë, kripë dhe zëmër” …, e pushton faqen e “Gazetës Shqiptare”; në përmes të tjerave Lek Kurteshin; e nxjerr protagonist i studimevet; të kryara nga fotoreporteri: Franz Gustinclch dhe nga antropologia Emmanuela C. Del Re; në malet shqiptare; për të verifikuar origjinën, zanafillin e “Kanunit të Lek Dukagjinit”…, Lek Kurteshi thekson gazeta; del, protagonist aktiv, i këtij studimi, për dy arësye; E para: “Ka mikpritur dy studjuesit Italian dhe e dyta: Ka demonstruar – në mënyrë konkrete – rolin që kryen një kryetar familje në një situate shoqëror që bazohet edhe sot e kësaj dite mbi rregulla mjaft antike”…, — Kanë marrë, Lekën djalin e Kurtesh Kurtit; protagonist i “Kryefamiljarit shqiptar”.

⦁ Dokument që verteton trashigimninë e kësaj familje …!?

Më ka rastis të shkoj shpesh në shtepnë e Kurtesh Kurtit; se djali i tij, Prelë Kurteshi e martoi djalin LUSH PRELEN; me mesen time, vajzën e Martin Preles, në Fierzë – PUKË…, pra kam qënë në miqësi, në dasem e “hyrje e dalje”…, kullë e cila qëndron edhe sot, fortesë…!?

Gjatë punës, që unë punova; në “Nikaj – Mertur”; gjeta bukë e burrëri, në Salcë, Bëtoshë, Tetaj, e vazhdova në Dushaj, Gegëhysen e së fundi; në Fierzë, ku u njoha, me prindërit e nxënësvet; nga të kater anët e vëndit…! …, U mësova fëmijtë, dhe mësova edhe unë prej tyre.

Theksoj se; “pjekurinë time” e fitova, pësë vjet mësues, në “Nikaj – Mertur”; ku më rastisi të punoj të shetis të flej e të ha “buken e ndershme” të tyre.

Bukë të cilën e kam gjetë; në çdo vakth të ditës .

Atje, gjeta “BUKËMIRËN SHQIPTARE”; ndigjova, burrat e ODËS, të cilët janë të shumtë. Unë po sjell nji “model familje”, të nderuar:

…, Para “gjashtëdhjetë e kater vitetve”, atëhere; kur punoja mësues; në SALCË, ndigjova nji Brezni; nji za, Burri të pa vdekshëm; —“KURTESH KURTI i NIKAJVE”.

Më bëni shumë përshtypje ky “za burri”. …, E thashë me vete: — Vertetë ky njeri do të jetë “punëmadh”…, E, Verteta ashtu ishte, e ashtu m’ u vertetua.

Me rastisi, t’ ha — bukën e LEKË KURTESHIT e të PRELË KURTESHIT; dhe të djemve të tij…,

Kjo BREZNI, u mbajt lart, nga — LEK KURTESHI e PRELË KURTESHI, e po mbahet, nga djemtë e nipat e tyre.

Këtë, ëmër të Nderuar, e shikoj të siguruar seriozisht nga – djemtë, nipat e mbesat e LEKË KURTESHIT.

Jam i bindur; se Djem e nipa të tijë;kan për ta siguruar e — mbajtë, me nderë, këtë “Ëmer Nderi”.

“Burrnia e nderi, aty ku ka kënë; aty rrnon e jeton përseri”. …, Më kujtohet , at’here, një natë, Prillit, viti 1956; më rastisi; t’ i thërras: — “MYSAFIR”, në Shtepinë shekullore të — Kurtesh Kurtit.

— Hajde BUJRËM – U përgjigj atëhere; LEKË KURTESHI i NIKAJVE, djali i tij…!

Në atë sofër bujare; në muhabet e siper në përmes shumë të tjerave; Lëkë Kurteshi, më shpjegoi:

— Baba im ka qënë luftar; ëshë njoftë dhe e kanë njoftë — burrat me ëmër: — “Kurtesh Kurti i Nikajve”;

TATA ( i thirrte ai, atëhere) e, njifte BAJRAM CURRIN. E donte më zëmër; se ka marrë pjesë, si luftar në levizjet e tij; për liri e pavarësi, në mbrojtje të trojeve shqitare.

E, fton Tatën (baben tim); në Shtepinë e Shpënd Bali BISHEVËS, me 24 maj 1924; atë natë, kur po bëhej Organizimi i fillimit t’ “Rev. Demokratiko – Borgjez i Qershorit 1924”!

— TATA duke e pasur, mik BAJRAM CURRIN; merr nji vozgë mandi, e cila ishte e përdorshme e zënte 15 kg. …,e mbush me raki, të pjekur për merak – kurë thonë:

“ M’ u ndezë për gisht”dhe ja degron — Bajram Currit në MARGEGAJ.

Ai e mirëpriti, me respekt; dhe në marrëveshje; me Shpënd Bali Bishevën, ranë dakort; rakinë “Nderën e tim eti, m’ e pi me burra. – Atë natë t’ 24 – Majit 1924, — Ashtu ndodhi. Rakija ishte shum; e mirë dhe ndonjëri që; ishte më qejfli, piu me andje (më deshirë) sa filluan e po e ngritin zanin: “Neser në luftë do të bëjmë namin”…!?

Bajram Curri e mori fjalën dhe u tha:

“ Sonte është “forca e Kurteshit”; nester në luftë njihen burrat”…. !

— E, kjo mbet shprehje e pa harruar në vite.

Më poshtë po sjellim nji foto karakteristike; të burrit të nderuar të nikajve me “Heroin e Popullit” BAJRAM CURRI foto e asj nate i cili ishe pjesmarrës i asaj dareke të Burrave të Malsisë së Gjakovës . Bajram Curri, vegjëlinë shqiptare; ka ditë me zgjedhë e me vlersue; në shtresat e shoqëris; ka gjetë “katerciprikish”; burra të njohur At’Dhetar; si KURTESH KURTIN e NIKAJVE etj. etj.

Kurtesh Kurti; vertetë ka qënë luftar i forcave, të Bajram Currit; për Liri e Pavarsi kombëtare…, e gojëdhënat e ruajnë : — Figurë patriotike e At’Dhetare…!?

BAJRAM CURRI & KURTESH KURT IMERAJ

Kam njoftë, nji ishë Luftar mërturas; MARASH QUN BARDHECIN e “APRRIPËS së GURIT”, i cili i kishte kaluar, “të tetëdhjetat”…, dhe në shtepinë e PREL MARTINIT të FIERZËS; të cilin e kishte “mik shtepie”a dhe unë; — me 20 janar 1956, ditën SHMASQANIT — (Shën STEMASTJANIT); në muhabet e sipër, me shpjegoi gjithë ngjarjen e “LUFTËS SË QAFËS SË KOLQIT”; i cili ka qënë vetë pjesmarrës, n’ ate Luftë: …,

Ai vazhdoi: — “Në Korrikun e vitit 1915, luftuam kundra forcave malaziase dhe i dhamë një goditje të fortë, ushtrisë malazeze e cila komandohej, nga oficer të PASHIQI; të cilen e thekson edhe historia: — “Nga, 150 luftar malazias…, shpetuan vëtem 40, prej tyre”…!?

“N’ fushën e nderit”…, mbeten të vrarë edhe tanët: ALI HAK NIKLEKAJ, nga KAPITI; KOL SEJDI PREBIBAJ, nga CURRAJT; NIK DELI PROGNI, nga SALCA; SADRI TRIM PJETERNIKAJ, nga SHËNGJERGJI; ZHUJ AVDYL UKNIKAJ, nga LEKBIBAJT; ISUF SOKOL NEÇAJ, nga MSERRI e shumë të tjerë nga “Malësia e Gjakovës”

— Gjatë luftës, më kujtohet dhe e mbaj n’ mënd mirë që;

na u vra Ali Haka i Kapitit. Aty për aty e kemi marrë hakun e Ali Hakës; duke e vra nji, naçallnik ( nji ushtar malazias)…, gjatë ndjekjes në “gështënjat e GEGYSENIT”, në tri anët e prites simë, kam pasë, BEK SELIMIN e PAPLEKAJVE e KURTESH KURTIN, e NIKAJVE…, pak ma larg nësh …, Kamber Prelën e Mëserrit; …,Kamber Prela, u plagos rëndë…!?

Nëpër flakët e pushkëve e kemi marrë; KAMER PRELEN e Mëserrit; të plagosur, …, unë e kam marrë; në shpindë; se n’ atë kohë kisha shëndet e fuqi dhe e kemi “fshehur në pyllë”, në gështëja; mos t’ na gjëjnë shkiet, …,e mbajë shumë mirë në mënd; gjithnji kam pasë …, afer, BEK SELIMIN e KURTESH KURTIN e NIKAJVE…!

— Kët momënt e tregon kënga popullore.

— Citojmë:

“…, “Thërret Kamberi – vetë më veti;

Më ka marrë pushka qaf qemeri

Qafe qemerit, më ka këput krejt

KURTESH KURTIT, rreptë po qet,

— BEK SELIMI, po pisket”…,

Kamer Prela mbas nji mjekimi të gjatë shpetoi dhe rreth tre vjet më vonë ka vdek në burgim, nga AUSTRIAKËT.

…, Ne i kemi ndjekur këmba – këmbës, në drejtim të kufirit; ku na kan ndihmuar; djemt e GEGYSENIT, Selimajt dhë Lekurtajt, më pushkë të mëshefta e me sakica. Ne i kemi ndjekë deri sa; u kemi kaluar “Urën e Bujanit”.

— Atë natë kemi fjetë, nëpër shtepija, në fshatin Bujan…,

Të nesermëm malazezet, morën forca të reja; dhe ata, u këthyen edhe njiherë gjer, në Rajë e në “Qafë t’Kolqit”; …, ku përseri forcat e Nikaj – Merturit e të Malsisë Gjakoves i përzunë derisa, u kaluen, kufirin …,

Më kujtohet …, vazhdoi; Marash Qun Brdheci; kemi pasë udhëheqës “prijsit e djelmisë”:

— SADRI BARDHIN e Krasniqes, SADRI TRIMIN e Merturit, SHYTAN BRAHIMIN e Nikajve, GJELOSH RAMËN e CURRAJVE, e MARK SADIKUN e SHALËS”

Reagimi i përbashkët në Luften e “QAFËS SË KOLQIT” ishte nji veprim i matur i krenve të Nikaj – Merturit, Shalës e GEGYSENIT të KRASNIQES; të cilët u ndeshem, me forcat pushtuese malaziase të PASHIQIT .

Gjatë kohës që shërbeva mësues; në Zonen e Nikaj – Merturit, pata rastin të dëgjoj fjalet më të mira; për KURTESH KURTIN, për Lekë Kurteshin, Prelë Kurteshin e më pas, për fëmijtë e tyre…,Fjalët e mira të puplikuara nder vite për atë, “za burri”, tregojnë mësmiri; mundin dhe pjesmarrjen e tij në levizjet për pavarsi e çlirim kombëtar. Tregojnë shpirtin dhe pavdeksinë e tij, “burrë në za”: — “KURTESH KURTI I NIKAJVE”…!?

Vazhdimësia e mirë e brezave të trollit,…, janë identar të autoktanisë, vazhdimësisë të sofres; së truallit Kurtesh Kurtit edhe sot e përfaqësojnë; “shkollën e votres”, “brezin familjar”; nder më të mirët në Nikaj – Merturë. …,E gjithë kjo familje në vazhdimësi, në brezni, ka punuar me dinjitet, me krye lart; për të ruajt nderin e vazhdimsinë e të madhit KURTESH KURTI …, Tradita e “Vatres së Kurteshit”, “oda e burrave”; ka vazhdue për mirë në Lagjen IMERAJ, të Lekbibajve, …, edhe falë “kojshillekut”; me PAPLEKAJT që; kanë rrolin dhe vëndin e parë; në sofer e në kuvënd, në pleqni e në betejë…, sigurisht edhe në sakrifica; për t’ u përfaqësuar si “vllau i madh”; sa u takon rregullave dhe traditave në NIKAJ…!?

Fal natyrës së tij; Kurtesh Kurtit i Nikajve edhe pse ishte pa shkollë; i ka shkëlqyar talenti; — nji burrë, me histori te gjallë, i qëndreses, i vazhdimësis, të moralit t’ virtytshem, të familjes tijë si “oxhak fisi”, “shpijak kutundi” …, i cili vlersohet edhe në këngë popullore: Citojmë:

…,”Oxhak fisi, shpijak katundi

Kurtesh Kurti e Ukë Çuni”…,

…, — (Ukë Quni, kushërini i tij.).

Ai që mban gjallninë, pasurin, e që shtron sofren, mban gjallë edhe nderin e pushkën…!?

Buka e malëve tona ashtë; “më bujarja në botë”, virtyt ky i ruajtur; në breznit e Kurtesh Kurtit të NIKAJVE.

…”Sofra t’ epë za, më shumë se pudhka”

Kulla e KURTESH KURTIT NIKAJVE; u ka rezistuar dhe përseri; po u reziston, rrebesheve të kohës dhe qëndron edhe sot…, mbas “treqind vitesh”, monument historie; për t’ u treguar brezave; sakrificat, që kanë bërë paraardhësit e tyre; për ket vënd, për shqipërinë.

Ndera dhe burrënia, sofra dhe pushka, janë “virtyte e cilësi” që duhen ruajtë fort, në brezni,…, Ara do vaditë për vjet; më thoshte një “Plak i zgjuar”…, nji vit mos, m’ e vaditë, e m’ e punue…, nuk prodhon…!?

Kullat fortesa, si kjo e Kurtesh Kurtit, duhen ruajtë …!

Kulla mbi “treqind vjeçare” e Kurtesh Kurtit t’ NIKAJVET

Lek Kurteshi e Prel Kurteshi, djem të nji prindi, të mirë, nga “Lisi i Gjakut” …, e nipa të — Bal Markut, në PEPSUMAJ, të Shoshit; nga “Lisi i Tamlit”; moren jetën, karakterin virtytin, talentin qëndresen “gjenomën identare” specifike; të “truallit të moçëm” e me “Orë të Madhe” të shtepisë, — KERTESH KURTIT NIKAJVE…!?

…, E për këtë ruhen në kujtesën e NIKAJ — MERTURIT

Me – 5 – Prill – 2018, vëndosëm: Bashkë me “Kumbarën tim” — DED PRËND PEPKOLAJ, ta kaloj një natë në — Shtepinë — Bujare të LEK KURTESHIT.

Deda, është mik shtepije; …, vajzen e PJETER LEKËS, e ka re, për djalë. …, Edhe unë jam, daja i resë së PREL KURTESHIT; …, ishim njerëz të afërm; me gjithëse, mysafirët; në shtepinë e Lek Kurteshit, s’ kanë qënë kurrë të bezdishëm; veçëse të mirëpritur; me bujari, me respekt e të gjitha t’ mirat …!

Me Deden rrugën, e kaluam gjanë; pa e ndie fare gjersa arritem në oborrin e shtepisë. Leka s’ ishte tashmë, në “Kullën e Vjeter”, …, por kishte bërë nji kullë të re…, makina i shkonte gjer në oborrin e shtepisë…,

Vatan, e tokë; — kishte të mjaftueshëm, …,të sistemuar e të punuar; sa s’ ta rrokte syri.

Vertetë ndiem kënaqësi ! …, Kishin punuar aqë bukur “rreth e çark”, shtepisë sa, s’ gjëje; asë edhe nji gjë të vogël, për vrejtje.

— Në pamje të parë ndiem kënaqësi, sa nxispritem, të takohem …! — Hajdeni mirë se u ka pru ZOTI !…, Ishin fjaltë e para të LEK KURTESHIT e të PJETER LEKËS.

Unë kisha vite që s kisha qënë në shtepinë e tyre…, dhe më dukej vetja më i huaj…, por merzitinë ta heq shpijaku,

Mbas gjashtëdhjetë e dy vitesh, i gjeta shtepi e njerëz; me të gjitha virtytet e cilësitë, “iliro – arbërore”; si atëhere në vitin 1956, pa ndryshuar, veçse për mirë.

Lek Kurteshin e gjeta, kaluar tetëdhjetë e nëndë vite , dhe përsëri ishte; burr i dobishëm, në familje e shoqëri,

— Ishte shëmbullore; në “Nikaj – Merturit” !

…Me shëndet të plotë, me mëndje të kthjelltë, me nji urti e zgjuarsi të pa parë; i cili ja kalonte edhe profesorit…!?

— Sjellja e pritja e tij, prej BURRI; ishin për të marrë shëmbull; për mirë.

…, E unë në atë kujtesën time; kujtoja gjithënji; “zanin e mirë” të …,“KURTESH KURTIT T’ NIKAJVET”…, duke e mënduar; thënien e popullit: “Ku ka zë, s’ është pa gjë”.

— Pjetër Leka i ruante, të gjitha cilësitë e brezave.

Në muhabet e sipër vërejta: LEK KURTESHIN; nga soji, karakteri, fisnikëria, dhe urtësia ishte, po ai vazhdues; i të atit, — KURTESH KURTIT. — Verejta PJETER LEKËN…, ishte vazhdues i dënjë i brezave paraardhës.

T’ jesh djal i nji burri të mirë është e veshtir,…,kie detyra!

Leka në pamje ishte tip i ashpër; por në brëndi, i qetë dhe fliste; me nji ëmbëlsire të pa shoqe; sa u kënaqëm shumë ! — “Shkëmbi është djepi që e rriti”. Punëmadh “Shkëmb e burrë” — Bujar, mikëpritës, i zgjuar dhe i pa epur. Lidhja martesore, me Shtepinë e njohur të PAL JAKUT e VAT JAKUT, të Berishës edhe nga “lisi i tamlit”; i kishte dhuruar: Djem e vajza shëmbull, vazhduese; të “votres së moçme” të Kurtesh Kurtit !

Njerëz të cilët e kanë dashtë punën dhe që kan jetuar, me djersën e tyre; pa pasur nevojë, t’ i shtrinë doren kuj.

Shëndeti i Lek Kurteshit; ishte rezultat i jetesës, në ajër t’pastert; verimi në “Bjeshkën e T’thermës”, ushqimi – bio, që e ka mbajtë; me atë gjëndje, shëndetsore të plotë; me kthjelltësinë e mëndjes që; edhe më shpjegoj; se i kishte mbushë Tetëdhjetë e nëndë vjet; e s’ kishte marrë, në jetën tij, asnjë lloj mjekimi.

Atë ditë u shpërndamë me mallë; për t’ u takuar përseri…, Jeta e ndau LEK KURTESHIN nga ne; pak ditë më vonë; me 25 – shkurt– 2019…,

I kam ndjekur në vijimësi; veprimet e Gjin Lekës e të Pjeter Lekës dhe thëm me bindje vertetë e mbajnë ëmrin e “Votres së moçme”…, të gjyshit e babës tyre.

Në qëndresen e përcjelljen e babajt të tyre; si dhe në përkujtimin e “njivjetorit të vdekjes”; me 25 skurt 2020; të cilat i kryen me shumë burrni e respekt; si dhe duke parë e ndigjuae fjalët më të mira nga të gjithë ata burra të fiseve, të “Malësisë së Gjakovës”, për LEK KURTESHIN; …, mund të themi me bindje: Djemt e LEK KURTESHIT e të PREL KURTESHIT, e mbajnë ëmrin e vet; si vazhdues i të gjitha cilësive, të gjyshit e babës tyre.

— Gjin Lek Imerin e kam njohtë nga afër se; ka punuar vite të tëra “Shofer transporti”; me “makineri të rëndë”, në ndertimin e H/C. të Fierzës, dhe ka banuar afër shtepisë sime.

Nji burrë që e dashuron punën i cili punon pa u përzie në puntë e askut, dhe që; jeton në mënyrë të shkelqyeshme dhe vertetë shihet; se ka një edukatë familjare; të “shkollës së votres”, të bereznive të tij.

Njeri i mirë; punëtor i cili jeton me punë të ndershme dhe është; për tu respektuar.

Gjon Markokaj & Gjin Leka

PJETER LEKËN e gjeta me fjalët; më të mira dhe më virtyte njerëzore, të larta; tamam “Burrë Nikajsh”, si brezat e tijë paraardhës…!?

Njeri bujar, i zgjuar dhe me, të gjtha cilësitë që; duhet, t’ i ketë një “burrë malësor”…, Po, po, e zotnon edhe ky ëmrin “PJETER LEKA i Nikave” si edhe ata, të parët e tijë.

Kot s’ thonë është veshtir; të jesh djal i babës së mirë, se gjatë gjithë jetes kie detyra; por nese hecen me atë kujtesë i merr punët, me rradhë e nuk shkrepë…!

Familja e PJETER LEKËS …, edhe nga lidhjet e “lisit t’ tamlit”; me djem e vajza; nipa e mbesa, rrjedhin nga — Bushgjokajt e BËTOSHËS.

“Burrat e Nikajve” vertetë kan qënë në za; dhe “breznitë e Kutesh Kurtit”; në vazhdimësi, janë për m’ u përmëndë përmirë.

… Kjo është fakt të cilin e kam vertetuar; se ajo brezni vazhdon e do të vazhdojnë, të sjellin vertetë “BURRA NIKAJSH”

Njerzit që e duan punën, e mbajnë gjallninë e ushqejnë bujarinë…, janë me moral e At’Dhetar të mirë…!?

GJON MARKOKAJ & PJETER LEK IMERA

Në pamje të pare majtas: 1 –GJIN LEK IMERAJ, 2 – GJON NDUE MARKOKAJ, 3—NIKOLL LEK IMERAJ, 4 – DED PRËND PEPKOLAJ, 5 –PJETER LEK IMERAJ, 6 – NDUE MIC IMERAJ, 7 – GJEVALIN LEK  IMERAJ