1.

Astenjiherë, në asnji legjislaturë, prej nga 2006-ta, qyshcekur Mali i Zi doli shtet më vete, i pavarur e sovran, dhe me ndihmen e shqiptarëve, Malësitë e Veriut: Plava e Gucia, Rrozhaja etj. nuk kanë pasë deputetë shqiptarë nga partitëshqiptare në Parlamentin e Malit të Zi, trojenik këto zonaetno-historike, administrative e elektorale, sikurse kanë partitëmalazeze, serbe, boshnjake, etj.

Kjo është e mbetet një gjeostrategji e gabuar, e damshme,e vonuar, antidemokratike e politikës shqiptare, e partiveshqiptare në Malin e Zi.

Partitë politike shqiptare kanë mbetur të përqëndruara me kandidatë për deputetë kryesisht apo krejtësisht në disarezervuar elektoralë” me vota partiake pro-shqiptare me shumicë, si në Ulqin, Tuz, Tivar, Podgoricë, në këto treva afërdetit e midis fushës, duke marrë vota edhe ngapërrenjtë” (sheu) elektoral në Alpe, nëBjeshkët e Nemuna (Bekuara) prejnga Gucia, Rrozhaja, Plava e ndonjë vis tjetër verior.

Dikur dhe dikush, me patjetër e sa ma shpejt, duhet t’i thotëMjaft dheMjaft këtij fenonomeni politik disa dekador, kësajsituate elektoralemerr e mos jep”, etj. Partitë e bregdetit e tëfushës duhet t’ia kthejnëborxhin” e vjetër e të ri Alpeve, elektoratit shqiptar të tyre, që i mbajnë në pushtet, qëi bajnështet”, që rrojnë e këndojnë edhe prej tyre me devotshmëri apodallavare…!

Parti të tjera të vogla pozitës dhe opozitës, kanë 1 apo2 deputetë, arrijnë deri aty sa marrin dhe vota të shqiptarëvepër deputetët e partitë e tyre politike. Partia Boshnjake e RafetHusoviqit merr vota shqiptare deri në Rrozhajë. Lideri dhe deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, dr. Dritan Abazoviq, shqiptar nga Ulqini, që mbron tezën e origjinës serbe të Skënderbeut”, etj. merr vota shqiptare dhe në Plavë-Guci. Lideri dhe deputeti i Partisë Inisiativa Qytetare Kroate, Adrian Vuksanoviç, merr vota shqiptare dhe në Dole të Gucisë, etj. Edhe Deti Adriatik ka frikën e vet se i shterrojnë burimet e maleve, po partitë shqiptare ende kanë burime e përrenj elektoralë me vota shqiptare, por iu ndahet shpesh e shumë “vada elektorale” nga të tjerët. Ndaj ka me ardhë dita e keqe (e kurrë mos ardhtë), që partitë politike shqiptare që rrijnë anës detit Adriatik e midis fushës sëPodgoricës kanë me i dvet Alpet Shqiptare: “A kanë ujë ato burime…”! E, atëherit, ndoshta do të jenë vonë. Tepër vonë. Mozomakeq!

2.

Partitë politike shqiptare në Malin e Zi duhet me e ditë fort mirë se shqiptarë, të vetdeklaruar shqiptarë me rrenjë e lis, nukka vetëm në Guci, Rrozhajë e Plavë, por ka edhe në Beranë, Bijelo Polje, Plevlja, Mojkovci, Kolashin, etj., ndaj të cilëveduhet me pasë ma tepër kujdes me sjellë vota në rritje përdeputetët shqiptarë. Shqiptarë, në tanësi, rrënjas nga Malësitë e Veriut Shqiptar, nga të 13 komunat e sotme, janë mbi 4 mijëshqiptarë, të deklaruar shqiptarë etnik, të cilët ose kanë me u zvogëlue nga asimilimi e mërgimi ose kanë me u rritnumerikisht e potencialisht nga gjeostrategjia e politikëskombëtare shqiptare të partive politike shqiptare në Malin e Zi.

Një nga arsyet, mundësitë e përparësitë është dhe pasja e një deputeti shqiptar përfaqësues nga partitë politike shqiptare,nga Malësitë e Veriut Shqiptar, në Kuvendin e Malit të Zi.

3.

Mali i Zi (vet)ndahet në tre rajone të mëdha, ku njani prejtyne është Rajoni i Veriut, ma i madhi për nga sipërfaqja e tij(8.399 km2) dhe numri i komunave (13), por dhe popullsia ishkon në mbi 200 mijë banorë (sa një e treta e popullsisë sëMZ).

Këta tre tregues gjeografik, demografik e administrativ, duhet t’i obligojnë detyrimisht partitë politike shqiptare që tëcaktojnë paktën një deputet të vetëm, një të vetëm, deputet vetin, ngaRajoni i Veriut, pasi edhe malazezët, edhe serbët, edhe boshnjakët, kanë deputetë nga trevat e ndryshme të këtijrajoni, biles dhe në funksione të larta të Parlamentit e Qeverisësë Malit të Zi.

Nëse partitë politike shqiptare në MZ do të dilnin me njëListë të Vetme do të mbrrinin edhe 4 deputetë (sigurisht dhe me ndihmën elektorale e votuese të Diasporës Shqiptare). Atëherit, ndoshta, do iu luteshim apo kërkonim, që të kishin një ndarjegjeografike politike kombëtare elektorale edhe në Ulqin, edhe nëTuz e Podgoricë, edhe në Tivar, por me çdo kusht, me patjetër, edhe nëMalësitë e Veriuttë MZ, nëRajonin e Veriut”.

Po tashti, me këtë ndamje që ndodhi në dy koalicionepolitike elektorale shqiptare, do të ishte akt i lartë kombëtar e shansi i fundit, që të gjitha partitë politike shqiptare në MZ tëmblidheshin bashkë e të nënshkruanin një Marrëveshje Historikeqë votat e tyne elektorale nëMalësitë e Veriut”, në Plavë-Guci, Rrozhajë e gjetkë, të shkonin vetëm e vetëm për kandidatinshqiptar për deputet ngaRajoni i Veriut”.

4.

Politika shqiptare në Malin e Zi, partitë politike shqiptarenë MZ, që nuk po caktojnë astenjiherë asnjë deputet shqiptarëngaMalësitë e Veriutnë MZ, ngaRajoni i Veriuti MZ, duhet ta dijnë qartë e saktë se 8 komuna në territorin e Malit tëZi janë pjesë etno-historike e Sanxhakut të Novi Pazarit (Treguttë Ri).

Sipërfaqja e Sanxhakut të ndarë në dy shtete ballkanikeështë pothuaj e njëjtë: 4.183 km2 në Malin e Zi dhe 4.504 km2 në Serbi, por mbi të gjitha duhet të kihet parasysh se Sanxhaku idikurshëm ishte ma së shumti me popullsi etnike shqiptare, çkadëshmohet dhe në kohën e sotme.

Pra, një deputet shqiptar nga partitë politike shqiptare nëMZ do të ishte më se i domosdoshëm edhe në Malësitë e Veriuttë MZ, edhe për Sanxhakun në pjesën e MZ etj., sikurse dhe përUlqinin, Tuzin, Podgoricën (shqiptarët jashtë territorit të Tuzitkomunar), Tivarin.

5.

Malësitë e Veriutnë MZ, “Rajoni i Veriutnë MZ, veçmas në Plavë, Guci, Rrozhajë, kanë me dhjetra emra tënderuar e të bekuar për t’u zgjedhur deputet në Kuvendin e Malit të Zi, që të jenë deputet shqiptar, tamam shqiptar, me “24 karat shqiptar”.

Në koft se politika shqiptare në MZ, partitë politikeshqiptare në MZ, e kanë të vështirë me përzgjedh, une kisha me dhanë një kandidaturë të profilit e formatit të madh alpin. Njëemër që dritëron shqiptarisht e nderon kombëtarisht. Ali Daci iRrozhajës. Poet. Studies. Publicist. Autor me libra letrar e studimor. Drejtor i Manifestimit Tradicional Kombëtar KulturorOra e Maleve Rrozhajë. Nënkryetar i Shoqatës KombëtareKosova për Sanxhakun”. Zv/kryeredaktor për Malin e Zi e Sanxhak i Gazeta e Alpevenë Tiranë, gazetë rajonale, panshqiptare e ndërballkanike Qytetar Nderii Pejës nëKosovë. I dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me UrdhrinNaim Frashëri i Artë”. Nënkryetar i një partie politike Maline Zi. Personalitet shqiptar i njoftun në krejt Rajonin BallkanikShqiptar.

​​6.

Të gjithë e dijmë tashti historinë e “Çakorrit”, që Kosova iadha tokën e saj etnike shtetit të Malit të Zi.

Prandaj, ky fenomen nuk duhet të na vijnë me goditje dhenë Politiken Shqiptare në MZ. Që Elektorati Shqiptar nëMalësitë e Veriut”, në Rajonin e Veriut të MZ, të na kthehet, tëjetë njëÇakorr politikpër partitë e tjera të Malit të Zi, si përato boshnjake, malazeze, etj., Që shqiptarët të votojnë përdeputetë të partive të tjera joshqiptare. Që elektoratin shqiptarëtë na e marrin partitë e tjera joshqiptare, deputetë të partive tëtjera jo-shqiptare.

Prandaj, sa nuk jemi vonë, Politika Shqiptare në MZ, partitë politike shqiptare në MZ, të caktojnë një kandidatshqiptar për deputetë në Kuvendin e Malit të Zi, i cili të jetë ngaPlava, Gucia, Rrozhaja etj., ngaMalësitë e Veriut”, ngaRajonii Veriut”. mos jemi vonuar se do mbetemi mallkuar…!