Ballina Sport Juventus ngre trofeun

Juventus ngre trofeun

 

Juventus ngriti trofeun e kampionit të Italisë për të nëntin vit radhazi. Një titull i vendosur 2 javë para fundit dhe që është i 36 në historinë e klubit. Skuadra e Sarri e mbylli me humbje këtë sezon të Serie A, pasi u mund 3 – 1 nga Roma në Torino.

Një përballje e nisur me gol për Juve, por që u përmbys nga miqtë brenda pjesës së parë. Në këtë takim pati disa minuta edhe shqiptari Xhiakomo Vrioni për të cilin ishte edhe debutim në Serie A. Inter e mbylli si nënkampion me fitoren 2 – 0 në fushën e Atalanta.

Milani mundi 3 – 0 Cagliari, ndërsa Lazio e humbi 3 – 1 takimin në fushën e Napoli. Gjithësesi për lacialët ishte një ditë e rëndësishme, pasi Ciro Immobile e mbylli në kuotën e 36 gola, duke u shpallur golashënuesi më i mirë në Itali dhe Europë.