Ballina Rajoni Italia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri në tetor

Italia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri në tetor

epa08571340 Italian Prime Minister Giuseppe Conte at the Senate during a debate on further measures to combat the spread of Covid-19, Rome, Italy, 28 July 2020. EPA-EFE/FABIO FRUSTACI

 

Dhoma e Senatit në Parlamentin italian miratoi të martën kërkesën e kryeministrit Giuseppe Conte për të zgjatur deri më 15 tetor gjendjen e jashtëzakonshme.

Partitë e opozitës e kundërshtuan, duke akuzuar Conte-n se po përpiqej të mbante shumë fuqi në duart e veta, me gjithë një rënie të madhe në shkallën e të infektuarve.

Conte njoftoi gjendjen e jashtëzakonshme gjashtëmujore më 31 janar, kur u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus në Romë.

“Virusi vazhdon të evoluojë. Do të ishte e paqëndrueshme të pezulloni papritur një masë të tillë efektive”, tha Conte para Senatit në debatin e së martës.

Kryeministri u tërhoq nga planet fillestare për të kërkuar një zgjatje deri në fund të vitit.

Gjendja e jashtëzakonshme i jep fuqi më të mëdha qeverisë rajonale dhe qendrore, duke përfshirë edhe bërjen më të lehtë për ministrat që të deklarojnë zona të kuqe nëse virusi krijon vatra përsëri, dhe të forcojë burimet spitalore. Ai gjithashtu do të shkurtojë burokracinë pasi zyrtarët po përgatiten për rihapjen e shkollave në shtator, pas një mbyllje prej gjashtë muajsh.

Italia ka qenë një nga vendet më të prekura në Europë, duke regjistruar më shumë se 35 mijë vdekje dhe mbi 246 mijë të infektuar.

Gjatë tre muajve të fundit infeksionet e reja kanë rënë ndjeshëm, ndërsa kritikët e Conte thanë se ai duhet të përfshijë Parlamentin në vendimet kryesore.

“Jam e tronditur. Conte po argumenton në Senat se pa një gjendje të jashtëzakonshme qeveria nuk është në gjendje të bëjë dekrete normale, fatura, urdhëresa. Kjo është një gënjeshtër e rëndë dhe një sulm shumë i rrezikshëm për lirinë” shkroi i në Twitter, Giorgia Meloni, kreu i partisë së ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë (Brothers of Italy)./Reuters