Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndryshuar rreguallatqë parashikojnë se kur një pacient me koronavirus mund tëlejohet që të dalë nga izolimi.

​Në udhëzimet e reja të publikuara nga OBSH, nukrekomandohet më që të një person të dalë dy herë negativ ndajCovid-19 në mënyrë që të konsiderohet si i shëruar. Por në vend të kësaj, pacienti duhet të kalojë tre ditë pa simptoma, dhe kaqmjafton.

​Pavarësisht “agresivitetit” të infeksionit, tamponi dy herënegativ nuk është më i nevojshëm për të çertifikuar fundin e sëmundjes.

​Kriteret e reja për t’i dhënë fund izolimit janë:

​Për pacientët me simptoma: 10 ditë pas nisjes sësimptomave, plus të paktën tre ditë pa simtoma (pra pa temperaturë dhe simptoma të tjera të sëmundjeve respiratore).

​Për pacientët pa simptoma: 10 ditë pasi testi për Covid-19 ka rezultuar negativ.

Shembuj:

​Nëse një pacient ka simptoma për dy ditë, pacienti mund tëlirohet nga izolimi pas 10 ditësh + 3 = 13 ditë nga data e fillimittë simptomave; për një pacient me simptoma për 14 ditë, pacienti mund të lirohet nga izolimi 17 ditë pas fillimit tësimptomave (14 ditë + 3 ditë =); për një pacient me simptomapër 30 ditë, pacienti mund të lirohet 33 ditë pas fillimit tësimptomave (30 + 3).

Pse ky ndryshim?

​Ndryshimi i udhëzimeve u bë pasi ka evidencë që tregon se virusi aktiv, që ka mundësi të shumëfishohet dhe të infektojë, nuk është më prezent në mostrat e frymëmarrjes të pacientit 9 ditë pas fillimit të simptomave, dhe veçanërisht në rastet kursimtomat janë të buta, së bashku me formimin e antitrupaveneutralizues.

​Prandaj, duket e sigurt për ta nxjerrë pacientin nga izolimibazuar në kriteret klinike, në vend që të përsëritet sërish testi icili mund të zbulojë gjurmë të ARN (jo të rrezikshme) përshumë javë.

Për më tepër, periudhat e gjata të izolimit për njerëzit pa simptoma ndikojnë në mirëqenien individuale, shoqërinë dheaksesin në kujdesin shëndetësor.

​Qëllimi kryesor është që të shkrutohet koha e izolimit.