Ballina Bota Votimi me postë, opsion i vetëm për të mbrojtur njerëzit nga Covid-19,...

Votimi me postë, opsion i vetëm për të mbrojtur njerëzit nga Covid-19, paralajmërojnë ekspertët në SHBA

A voter uses a mail-in ballot drop off box location in Newark, New Jersey, U.S., on Tuesday, July 7, 2020. The primaries Tuesday feature party-switching Representative Jeff Van Drew seeking re-election as a Republican and will set the matchups in three other districts Democrats captured from Republicans in 2018. Photographer: Michael Nagle/Bloomberg via Getty Images

 

Për të mbrojtur shëndetin e tyre nga koronavirusi, të gjithë amerikanët duhet të kenë mundësinë për të votuar me postë në zgjedhjet e përgjithshme të parashikuara në nëntor.

Votimi me postë duhet të jetë i vemti i opsion, për të shmangur qendrat e votimit të mbushur me njerëz, paralajmëruan një grup mjekësh, infermierësh e zyrtarë të shëndetit publik në një letër dërguar drejtuesve të Kongresit.

Një e treta e shteteve në Amerikë e lejojnë votimin me postë vetëm në rrethana të caktuara.

“Kjo është e papranueshme gjatë një pandemie kur shëndeti i njerëzve, dhe ndoshta jeta, rrezikohet nga një virus potencialisht vdekjeprurë”, tha në letër Konsorciumi i Shoqërisë Mjekësore për Klimën dhe Shëndetin.

“Në të gjitha nivelet e qeverisjes, zgjedhjet e vitit 2020 nuk duhet t’i detyrojnë njerëzit të rrezikojnë shëndetin kundrejt detyrës së tyre si qytetar për të votuar.” tha Mona Sarfaty, drejtuese e konsorciumit.

“Tashmë është e qartë se frika nga infeksioni do të mbajë njerëzit në distancë nga qendrat e votimit, duke çuar në pritje më të gjata dhe ekspozim më të madh, individët do të përballen me rrezik të shtuar të infektimit ”.

Vendvotimet shpesh janë të mbushura me radhë të gjata që e bëjnë të vështirë distancimin social.

“Ne shkruajmë për t’ju nxitur të veproni me shpejtësi dhe në mënyrë agresive për të siguruar që çdo person në SHBA që ka të drejtë të votojë është në gjendje ta bëjë këtë pa rrezikuar shëndetin e tij”./CNN