Ballina Ravijëzime TikTok shpalos fondin prej 200 milionë dollarësh për të paguar krijuesit e...

TikTok shpalos fondin prej 200 milionë dollarësh për të paguar krijuesit e videove

 

TikTok krijoi një fond prej 200 milionë dollarësh i cili do të përdoret për të mbajtur përdoruesit më të klikuar dhe të tërheqë përdoruesit e rinj, çka sinjalizon rritjen e kompanisë.

Ditën e enjte , kompania tha se programi i ri ka për qëllim të mbështesë krijuesit ambicioz të videove të cilët po shikojnë mundësi të reja për përmbajte inovative. Përdoruesit do të kenë disa mundësi si të bëjnë lek nga aplikacioni.

Përdoruesit e pranueshëm duhet te jenë mbi 18 vjeç dhe aplikimet për këtë program fillojnë muain tjetër , por është e paqartë sa përdorues do pranojë kompania.

Rivalët po bëjnë lëvizje gjithashtu. Instagram po lançon një funksion të ngjashëm me TikTok që quhet Reels, i cili do të lejojë njerëzit regjistrojnë dhe modifikojnë videot 15 sekonshe në mënyrë që të vendosin muzikë dhe audio, dhe më pas ti ngarkojnë në Instagram.