Bota shqiptare në hapsirat e saj në Ballkan po përballet me sfidat e tranzicionit të gjatë. NëShqipëri drejt konsolidimit të democracisë. NëKosovë drejt shtet-formimit. Në Maqedoninë e Veriut drejt integrimit të gjithanshëm në shtetinku jetojnë. Në Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës drejt afirmimit të identitetit etno-kulturor dhe social-ekonomik. Në të gjithë rastetështë politika shqiptare që ka ndikuar dhe po ndikon në ecurinë e këtyre proceseve.
Etërit e politikës dhe të shkencave politike, Aristoteli, Platoni, Sokrati, Lasëell e të tjerë derinë kohët tona e definojnë politikën si “tërësiveprimtarishë që lidhen me vendim-marrjen nëgrup, ose si forma të tjera të pushtetit ndërmjetindividëve për ndarjen e burimeve dhestatuseve”; si “marrëveshje midis popullit, që tëmund të jetojnë së bashku në grupe të caktuara, duke pasur një formë qeverisje”; ose “ si dickaqë lidhet me qytetin dhe qytetarët”; ose e definojnë politikën “si vendime qeverie me theks lidhjen midis qëllimeve politike dhemënyrave politike të përdorura për realizimin e tyre”; ose e lidhin politikën me “idetë më tëfuqishme të të drejtave e njeriut në kohën tonë”.
Rrjedhur nga këto përcaktime mbi politikëndefinohet edhe politikani, si një person aktiv nëgrupe, organizata apo parti politike që mban osekërkon të mbajë një pozicion në qeveri. Qëllimet e politikanit lidhen me mbështetjendhe krijimin e ligjeve ose politikave qëqeverisin një territor dhe që shtrihen mbipopullin që ka lindur dhe zhvillon identitetindhe statusin e tij etno-kulturor dhe social-ekonomik në atë territor dhe nën ato ligje dhepolitika.
Pavarësisht hapsirave, statuseve dhe niveleve tëzhvillimit e gjithë hapsira shqiptare në Ballkanpo përballet me disa sfida të përbashkëta. Këtosfida kanë të bëjnë me nevojën e kapërcimitcilësor të politikës dhe politikanëve shqiptar, kapërcim i cili po vonohet dhe pengohet ngavetë politika dhe politikanët që po zënë mykndër tempujt e pushtetit, të ndotur nga humbja e moralit, të ndryshkur nga pengimi i rotacionevedemokratike, të inkriminuar e korruptuar ngakultura e mosndëshkimit nga drejtësia. E megjithatë, tre institucioneve të pastrimit tëpolitikës dhe politikanëve, moralit, rotacionitdhe drejtësisë nuk i shpëton dot as hapsiraShqiptare në Ballkan.
Institucioni i moralit është nga më themelorëtpër politikën dhe politikanët. Morali si kategoriuniversale ndan të mirën nga e keqja, tëdobishmen nga e dëmshmja, të ndershmen nga e pandershmja, legjitimen nga jolegjitimja, tëligjshmen nga e kundraligjshmja, shoqërorennga egoistja. Morali është tejet i lidhur me politikën dhe politikanët. Cdo moral ka politikën e vet, por asnjë politikë nuk mund tëmbijetojë pa moral. Kur politika ose politikanëthumbasin moralin athere politika dhe politikanikanë humbur të drejtën, të dobishme dhelegjitimitetin të ekzistojnë.
Morali është institucion më vete. Moralipërgjithësisht dhe në politikë vecanërisht lidhetme marrëdhëniet njerëzore, me vlerat njerëzore, me dobishmërinë njerëzore, me drejtësinënjerëzore. Rënia e moralit do të thotë ndërprerjae lidhjes së politikës me njerëzit, do të thotëcënimi ose shkelja e vlerave njerëzore, do tëthotë humbja e dobishmërisë shoqërore, do tëthotë mungesa e drejtësisë shoqërore.
Institucioni i moralit në politikë është gjykimnjerëzor, opinional, sa përceptimor aq dhe real iqytetarëve mbi politikën dhe politikanët. Përsakohë institucioni i moralit buron nga vlerësimi, gjykimi, opinioni dhe përceptimi i shoqërisë përpolitikën dhe politikanët, ky institucioni ështëdhe duhet të jetë vetëreflektues, vetëreagues, vetëkorrigjues ose vetëdorëheqës.
Politika dhe politikanët aktual në botënshqiptare përgjithësisht nuk e njohin dhe as nuke respektojnë institucionin e moralit. Është kjoarsyeja që politika dhe politikanët e botësshqiptare në Ballkan nuk vetëreflektojnë ndajrënies së moralit, nuk vetëreagojnë ndajvlerësimeve, gjykimeve dhe opinioneve tëqytetarëve, nuk vetëkorrigjohen nga mendimikritik politik, opinional, mediatik apo ndërkombëtar dhe thuajse nuk e njohinvetëdorëheqjen për shkaqe morale.
Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, politika dhe politikanët kanë rrëshqitur prejkohe nga tërësia e parimeve, standarteve dheparimeve morale që rrjedhin nga kodi i politikë-bërjes, vendim-marrjes dhe implementimit qëkanë baza në një filozofi të caktuar, në njëbesim fetar, në një kulturë ose në standarteuniversalisht të njohura dhe të respektuara rrethkoncepteve të së “mirës’ dhe të së “drejtës”.
Qeveritë, politika dhe politikanët shqiptare nëShqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, kanë mungesë të theksuar etike politike, e njohur si moralitet politik ose etikë publike. Qeverive, politikës shqiptare dhe politikanëveshqiptarë të këtyre vëndeve u mungon dukshëmpraktika e bërjes së gjykimit moral rrethmendimeve, qëndrimeve dhe veprimeve politiketë aktorëve politik.
Qeverive dhe politikanëve shqiptarë nëShqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut u mungon dukshëm moraliteti në dy fusha: sëpari, në etikën e proceseve ose të zyrës, që ka tëbëjë me zyrtarët publik dhe, së dyti, me metodatqë ato përdorin në punët publike. Politika ështëcështje etike. Qeveritarët, politikanët shqiptarëaktual në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, nëmasën më të madhe nuk e konsiderojnë si tëtillë.
Në mënyrë të vecantë vitet e fundit në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut janështuar gjykimet kritike, opinionet qortuese dhepërceptimet negative për Qeveritë dhe liderët qëdrejtojnë agjensitë ekzekutive në këto vënde. Qeveritë, qeveritarët dhe politikanët shqiptarëpo akuzohen për veprimtari kriminale ose tëlidhura me krimin, si vrasje, droga, trafiqe tëpaligjshme, vjedhje, dhunime e përdhunime, gënjeshtra e mashtrime, shkelje premtimesh dheshantazhimesh mbi kundërshtarët politikë, biznese, administratë publike dhe media. Këtodukuri janë moralisht të ndaluara, janë moralishttë papranueshme, janë dukuri që nuk duhen bërëkurrësesi dhe aq më pak nuk duhen përsëriturpambarimisht.
Qeveria Rama në Tiranë dhe drejtuesit kryesortë saj janë kampionë në rënien e moralitetit nëzyrë, në mënyrën sesi po punojnë zyrtarët e tyrepublic dhe në metodat e drejtimit që po ndjekinnë qeverisje. Ndërkohë qeveritë e viteve tëfundit në Kosovë dhe liderët e tyre si Hashim Thaci e Isa Mustafa dhe pasuesit e tyre po udhëheqin dukshëm pa moralitetin e duhur, duke u ndeshur në rritje me mendim kritikqytetar, me opinione përherë e më qortuese dheme përceptime gjithnjë e me negative. Përfaqësuesit shqiptar në qeverinë e Maqedonisë së Veriut në mënyrë të vecantë Ali Ahmeti e Menduh Thaci po gjykohen gjithnjë e më shumë nga qytarët humbje të moralitetit nëpolitikë, po përballen me opinioneve gjithnjë e më kritike dhe po ballafaqohen me përceptimegjithnjë e më negative.
Disa prej këtyre liderëve si Rama, Thaci apo Ahmeti kapen pas rezultave të zgjedhjeve. Por, tanimë dihet e njihet ndërkombëtarisht se tranzicionet e tejzgjatura në BallkaninPerëndimor po krijojnë demokraci hibride. Nëdemokracitë hibrite, zgjedhjet nuk janë gjithnjëindeksi më real i moralitetin në politikë. Madje, si në rastin e Shqipërisë, por aty këtu edhe nëKosovë dhe Maqedoninë e Veriut, zgjedhjet janëindeksi më i dukshëm i mungesë së demokracisë
Liderët e lartpërmendur shqiptarë si Rama, Thaci, Mustafa, Ahmeti dhe shumëkolltukmbajtës së tyre drejtojnë prej dekadashpartitë, prej shumë mandatesh qeverisin, kanëlënë një mal dështimesh, kanë krijuar shumëzhgënjime e dëshpërime në popull, nëintelektual dhe rini. Me këtë krizë morale qëkanë prodhuar këto liderë aktualë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë krijuarpatalogjinë sociale të braktisjes së trojeveshqiptare.
Kurrë ma parë nuk ka pasur një patalogji socialetë braktisjes së trojeve shqiptare si në këto vitete fundit. Patalogjia sociale e braktisjes së trojeveshqiptare është akuza më e rëndë morale mbikëta liderë politik. Por, megjithatë, asnjë ngaliderët e lartpërmendur nuk e ka parë tëarsyeshme të vetëkorrigjohet dhe aq më pak tëvetëdorëhiqet nga politika.
Të gjithë liderët a lartpërmendur kanë zënë mykndër zyra. Ata janë të gatshëm të qeverisin këtotroje edhe pa popull. Ata po injorojnë përballjenme një krizë të thellë morale. Ata po e hanëturpin me bukë. Kjo krizë e krijuar prej tyre samë shumë të zgjasë aq më shumë do jetëvarrmihëse për vetë ato si dhe do shtojë agoninëe hapsirave shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut e gjetkë.
Pavarësisht hapsirave, statuseve dhe niveleve tëzhvillimit e gjithë hapsira shqiptare në Ballkanpo përballet me disa sfida të përbashkëta.Hapsira politike shqiptare në Ballkan ka nevojëkapërcimin cilësor, kapërcim të cilin po vonojnëdhe pengojnë vetë qeveritë, politika dhepolitikanët që po zënë myk ndër tempujt e pushtetit, të ndotur përherë e më shumë ngahumbja e moralit, të kalbur nga pengimi irotacioneve demokratike, të inkriminuar e korruptuar deri në fyt nga kultura e mosndëshkimit nga drejtësia.
E megjithatë, tre institucioneve të pastrimit tëqeverisjeve, politikës dhe politikanëve sic janëmorali, rotacioni politik dhe ndëshkimi idrejtësisë nuk i shpëton dot as hapsira Shqiptarenë Ballkan. Deri tani institucioni moral nuk po funksionon tek këto liderë. Prandaj mesa duketpo hyjnë në punë dy institucionet e tjera, rotacioni politik dhe ndëshkimi para drejtësisë.