Franca do të shpërndajë 40 milionë maska për fytyrën për qytetarët më të varfër të vendit, tha ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran.
Maskat falas dhe të ripërdorshme do t’u dërgohen “7 milionë francezëve në pragun e varfërisë”, tha Véran.
Ata që marrin ndihmë financiare nga shteti do të marrin maska, shtoi Véran, duke përmendur që maskat mund të lahen dhe të përdoren deri në 30 herë.
Përdorimi i maskës u bë i detyrueshëm në të gjitha hapësirat e brendshme publike në Francë që në fillim të javës.
Vendimi i qeverisë iu jep të drejtën oficerëve të policisë franceze që të gjobisin qytetarët me 135 euro në rast se kapen në shkelje të rregullores./CNN