Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ndalon numërimin e immigrantëve pa dokumente në cencusin e vitit 2020.
Deklarata e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë thotë “T’u japim përfaqësim në Kongres dhe influencë politike imigrantëve të paligjshëm, atyre që kanë shkelur haptazi ligjet tona, do të ishte një shtrembërim i parimeve tona demokratike”.
Deklarata thotë më tej se “të lejosh përfshirjen e imigrantëve të paligjshëm në numërimin e përgjithshëm të popullsisë, ku synimi është akordimi i fondeve, do të krijonte përfitime pa vend, si për shembull shpërblimin e shteteve që inkurajojnë shkeljen e ligjit federal të imigracionit. Kjo minon sistemin tonë qeverisës”.
Administrata Trump ka kërkuar më parë të përdorë numërimin e popullsisë si mënyrë për të identifikuar imigrantët e paligjshëm. Administrata tha në 2018 se do të përfshinte një pyetje në censusin e 2020 lidhur me shtetësinë e çdo individi. Gjykata e Lartë vendosi më 27 qershor 2019 se kjo ishte e palejueshme.
Gjyakta e quajti jo-bindës argumentin e administratës se pyetja për shtetësinë kishte rendësi kritike për të mbrojtur Ligjin për të Drejtën e Votës.
Kritikët e planit të presidentit argumentuan se imigrantët e paligjshëm do të trembeshin nga pyetja dhe nuk do të mbushnin pyetësorin për regjistrimin e popullsisë, një proces që bëhet çdo 10 vjet në SHBA.
Aktivistët thonë se përjashtimi i imigrantëve të paligjshëm nga censusi do të çonte në akordimin e padrejtë të fondeve federale. Ata argumentojnë se distrikte me numër të lartë imigrantësh të paligjshëm zyrtarisht do të rezultojnë më të vegjël në numër, pasi banorët e paligjshëm nuk do të llogariteshin dhe si rezultat këto distrikte nuk do të merrnin fonde në proporcion me popullatën.
Numërimi i popullatës gjithashtu ndikon në numrin e përfaqësuesve që çon çdo shtet në Dhomën e Përfaqësuesve si dhe në ndarjen e distrikteve zgjedhore.