Shtetet e Bashkura të Amerikës, Emirated e Bashkura Arabe dhe Kina kanë në plan të lëshojnë veçmas anije hapësinore robotike drejt planetit Mars. Planeti i kuq prej shekujsh ka magjepsuar njerëzimin. Por vetëm në gjashtë dekadat e fundit, ndërsa anijet hapësinore kanë vizituar planetin e kuq, shkencëtarët kanë mësuar më shumë lidhur me planetin fqinj në sistemin tonë diellor. Vetëm tetët anije hapësinore kanë zbarkuar me sukses në planetin Mars, që të gjitha nga Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të vitit 2004, dy mjete robotike që njihen si rover u ulën në dy anët e kundërta të planetit të kuq për një mision që do të vazhdonte për 90 ditë marsiane. Ditët në Mars janë 39 minuta më të gjata se në tokë.

Automjeti robotik “Oportunity” pati një jetëgjatësi më të madhe se binjaku i tij “Spirit”. Roveri “Oportunity” funksionoi tetë vite më shumë dhe shënoi rekode qëndrueshmërie dhe distanca të përshkruara ndërsa përfundoi së fuksionuari në qershor të vitit 2018. Roveri “Opportunity” përshkroi 45 kilometra dhe funksionoi më gjatë se çdo mjet robotik në historinë e eksplorimit të hapësirës.

Roveri “Opportunity” ishte një robot gjeolog i pajisur me kamera dhe instrumente dhe krahë mekanikë për analizimin e shkëmbinjëve dhe tokës. Mes arritjeve më të rëndësishme të dy mjeteve robotike ishin edhe gjetja e provave se në lashtësi në Mars kishte ujë të rrjedhshëm në sipërfaqe dhe mund të kishte qënë në gjendje të mbështeste jetën e mikrobeve.

Në vitin 2005, NASA dërgoi në planetin e kuq “Mars Reconnaissance Orbiter” që arriti në mars të vitit 2006. Misioni ishte për të bërë hartën e

planetit, vëzhguar atmosferën dhe gjetur zona për zbarkimin në të ardhmen të sondave të tjera eksploruese.

Në shtator të vitit 2018, hulumtuesit thanë se vëzhgimet nga sonda mbështesnin teorinë e kahershme se ujë i kripur në formë të lëngshme rrjedh në disa zona marsiane çdo verë.

Sonda e Nasës “Phonenix” shijoi ujin për herë të parë në korrik të vitit 2008. Duke shkrirë tokën e akullt në laboratorin robotik, u konfirmua prania e ujit që ndodhet në shtresat e thella në atë që quhet permafrosti marsian.

Në vitin 2011, NASA dërgoi roverin “Curiosity” në planetin e kuq, i cili u ul me sukses në gusht të vitit 2012. Synimi kryesor i misionit 2,5 miliard dollarësh ishte për të gjetur nëse dikur në Mars mikrobet kishin egzistuar apo madje nëse kushtet e planetit ende mund të ishin të favorshme për jetën.

Roveri nuk ka detektorë për jetën atje ndërsa instumentet kërkojnë për për përbërës organikë.

Roveri “Curiosity” me peshë prej prej afro një tonësh dhe mbi tre metra i gjatë dhe mbi dy metra i gjerë, është mobil dhe ka një laborator me energji bërthamore. Ai ka dhjetë instrumenta shkencorë që po marrin kampione nga përbërja e shkëmbinjëve dhe tokës marsiane dhe është i pajisur me trapon dhe rreze lazër.

Në shtator të vitit 2014, India festoi vënien në orbitën e Marsit të një mjeti hapësinor. Një gjë e tillë ishte bërë më parë vetëm nga shtetet e Bashkura, ish Bashkimi Sovjetik dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Vetëm NASA ka arritur në mënyrë të suksesshme që të ulë disa mjete robotike në sipërfaqen e planetit Mars.

Në tetor të vitit 2016, Agjencia Evropiane e Hapësirës, ESA, dështoi në uljen e sondës “Schiaparelli” në siprfaqen e Marsit. ESA tha se sonda

pësoi probleme gjatë 50 sekondave të fundit të uljes përmes atmosferës së ashpër marsiane.

Në qershor të vitit 2018, shkencëtarët me agjencinë NASA njoftuan se roveri “Curiosity” kishte gjetur blloqe të mundshme të ndërtimit të jetës në fund të atij që dikur kishte qënë një liqen i lashtë marsian.

Të dhëna ishin gjetur edhe më parë, por kjo ishte dëshmia më e mirë. Molekulat organike të ruajtura në shtratin e gurtë 3,5 miliard vjeçar në kraterin Gale sugjeronin se kushtet e asaj kohe mund të kishin qënë të favorshme për jetën.

Një muaj më vonë, hulumtuesit italianë njoftuan për një liqen të madh me ujë të kripur të groposur poshtë sipërfaqes së Marsit, duke rritur mundësinë për gjetjen e jetës në planetin e kuq. Zbulimi u bazua në vëzhgimet e një anije kozmike evropiane.

Hulumtuesit italianë analizuan sinjalet e radarëve të mbledhura gjatë tre viteve nga anija kozmike “Mars Express” e Agencisë Evropiane të Hapësirës.

Në prill të vitit 2019, mjeti robotik nga NASA “InSight” i cili arriti në planetin e kuq në nëntor, regjistroi një gjëmim të butë në Mars, që besohet të jetë termeti i parë marsian i zbuluar ndonjëherë.