Numri i rasteve aktive me koronavirus në Republikën Çeke ka arritur rekord të ri.

Ministria e Shëndetësisë së Çekisë tha më 19 korrik se 113 raste të reja janë identifikuar.

Numri i rasteve aktive tani në këtë shtet ka arritur në 4,764.

Në prill, Çekia kishte regjistruar një rekord të rasteve aktive, gjithsej 4,737.

Çekia, me 10,7 milionë banorë, që prej fillimit të marsit e deri më tani ka regjistruar 13,885 raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Ndërkaq, 358 pacientë kanë vdekur, shifër kjo më e ulët krahasuar me vendet e tjera evropiane.

Rritja e rasteve aktive po rritet në Çeki, vend i cili, ditëve të fundit, ka regjistruar mbi 100 raste të reja në baza ditore.