Instagram ka vendosur të nxjerrë globalisht opsionin që rivalizon TikTok brenda disa javësh. 

Sipas një raporti nga NBC News, burime të njohura me çështjen thonë se gjigandi i mediave sociale do të nxjerrë opsionin, të quajtur Reels, në 50 vende të botës.

TechCrunch konfirmoi që Reels do të jenë në dispozicion në SHBA muajin e ardhshëm. NBC raporton që përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin Reels përmes një ikone të re. Përdoruesit do të jenë në gjendje të postojnë përmbajtjen e krijuar në Reels në burimin kryesor të Instagram ose Instagram Explore për llogari publike.

Reels është ajo që Instagram po e quan një tipar ‘video remix’ që lejon përdoruesit të marrin një video prej 15 sekondash të shoqëruar me muzikë dhe më pas ta postojnë atë klip në story e tyre.

Nëse dikush nuk dëshiron ta ndajë Reels e tyre publikisht, ata gjithashtu mund ta dërgojnë përmes tiparit të mesazheve direkte të platformës, një ndryshim kryesor midis kopjimit të Instagramit dhe veçorisë origjinale të TikTok. Karakteristika tashmë është duke u testuar në Brazil.

Reels fillimisht u mendua të quhej ‘Scenes’, i cili është një tipar i zbuluar nga Jane Manchun Wong, një ekspert i inxhinierisë, i cili ka një aftësi për të zbuluar tipare të reja ose të papublikuara. Kompanitë e mediave sociale nuk janë të vetmet që mbajnë vëmendjen tek TikTok.

Në muajt e fundit, ligjvënësit amerikanë i kanë bërë thirrje komunitetit të inteligjencës të vlerësojë ndikimin e aplikacionit në sigurinë kombëtare, duke shqyrtuar lidhjet e TikTok me qeverinë kineze.