VOTAT, MANDATET DHE NUMRI I VOTAVE PËR NJË DEPUTET
Nga Abdulla MEHMETI
Sipas të dhënave të derisotme nga organet kompetente, në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut në Maqedoninë Veriore, partitë politike dhe koalicionet kanë fituar këtë numër të votave, të mandateve dhe të votave për sigurimin e një mandati.
Gjithsej: 879.928 vota, 120 deputetë, ose 7.332 vota për një deputet
Koalicioni LSDM: 327.329 vota, 46 deputetë, ose 7.115 vota për një deputet;
Koalicioni OBRM-PDUKM: 315.343 vota, 44 deputetë, ose 7.166 vota për një deputet;
E Majta: 37.551 vota, 2 deputetë, ose 18.775 vota për një deputet;
BDI: 104.587 vota, 15 deputetë, ose 6.972 vota për një deputet;
ASH-AA: 81.227 vota, 12 deputet, ose 6.768 vota për një deputet;
PDSH: 13.891 vota, 1 deputet, ose 13.891 vota për një deputet.
SHËNIM: Këto të dhëna i publikojmë për shkak të pasqyrës reale mbi procesin e votimit dhe demantimin e atyre që një periudhë të gjatë, në mungesë të njohurive profesionale për proceset zgjedhore dhe modelet e shpërndarjes së mandateve mendojnë se numri i vogël i deputetëve shqiptarë në zgjedhjet e mëparshme ka qenë si rezultat i llogaritjes dhe ndarjes së padrejtë të mandateve për deputetë (sipas përkatësisë etnike), jo sipas modelit zgjedhor dhe metodës për llogaritjen dhe shpërndarjen e mandateve; përkatësisht, kinse për një deputet maqedonas nevojiten më pak vota, ndërsa për një deputet shqiptar shumë më tepër vota. Pengesat për mossigurimin e numrit më të madh të deputetëve shqiptarë janë të tjera (lista e përgjithshme e votuesve, modeli zgjedhor, ndarja e njësive zgjedhore, listat e mbyllura, përqindja e daljes në votime etj.), jo vetëm mënyra e llogaritjes dhe shpërndarjes së mandateve (Metoda e Dontit). Për këto pengesa dhe dobësi kemi shkruar gjerësisht në shkrimet dhe analizat e mëhershme.
(17.VII.2020)