Ç’është kjo zhurmë si bubullimë?
N’qiell të kthjelltë si një vetimë,
Për dy burra dy shqiptarë,
Janë poet e janë shkrimtarë,
Burra të tillë rrall i lind nana,
Ernest Koliqi e Martin Camaj.
Refereni..
Jo me i gurë nuk shëmbet mali,
S’shëmbet Shkodra as Temali,
Jo me i dorë nuk kapet qielli,
Jo me shoshë nuk zihet dielli,
Jo, jo s’ulen këta vigana,
As Koliqi as Martin Camaj.
Këta dy burra dy shkolltarë,
Patriot të klasit parë,
Me i shpëtue ndjekjes regjimit,
Kan marrë rrugën e mërgimit,
Kudo shkuen Ata banë emër,
Si shqiptar me shpirtë e zemër.
Ref…
Për atdhe shkruen me deshirë,
Për liri e për fjalë të lirë,
Që shqiptarët fort e deshiruen,
Nga rregjimi u demaskuen,
Tuj u shpifë me qindra fjalë,
Si spihun e si tradhtar.
Ref..
Dhe n’kët kohë që jetojmë ne,
Paskan hapë një fushatë të re,
Këta dy burra me i poshtrue,
Duke shpifë e denigrue,
Si spihuna e si tradhtarë,
Kundra popullit shqiptar.
Ref…
Ata janë si yje drite,
N’qiell të shqipes nëpër vite,
As nuk shahen as s’përfliten,
N’nderë të kombit veçse rriten,
N’histori si pena të arta,
Ernest Koliqi e Martin Camaj.
Ref..
Ndue Vatnikaj, Tiranë më. 10 Korrik 2020