Shqiptarët e Kosovës jetuan dhe përjetuan shumë të liga , sa ishin më ish-Jugosllavinë e Titos. Jeta edhe në kushte të lirisë dhe pavarësisë , nuk po na bëhët e mirë.Jemi mbushur më frustrime , me agresivitete, me antivlera kulturore e politike, e më kriminalizim të shoqërisë.Dhe, kështu erdhëm pas 20 vitësh deri të përjetimi I pandemisë e cila sikur nuk po dëshiron të na lëshojë të marrim frymë lirshëm , nga shumë të keqija të tjera cilat na goditën nga udhëheqjët shumë të dobëta që i kemi . Sikur të ligat nuk kishin kufijë.Janë duke në shtyrë fortë për muri! Jemi duke jetuar në një territor I cili gjithnjë e më shumë po bëhët I pavlefshem edhe gjeografikisht, së këtë model të mbrapsht jemi duke e sforcuar .Kur e kemi parasysh ketë dhe izolimin tonë nga bota demokratike, atëherë gjithëqka ka filluar të humbë në vlerë?! Madje po humb edhe subjektiviteti ynë si njërëz të këtij nënqielli ende të zymtë ballkanik. Jemi shumë largë më gjithqka kur bëhët fjalë për integrimet rajonale e evropiane. Ballkani nuk po lirohet nga logjika e shekullit të kaluar , e ndoshta edhe me herët! Asesi që te hiqën pengesat në kalimin mbi urën evropiane si i vetmi shpëtim për popujtë e këtij rajoni.
Në situatën më të keqe është Kosova. Politika jonë sikur nuk po dëshiron të dalë nga zona e konfliktit të ndërsjellë, e cila politikë e ka pru vendin buzë kolapsit të përgjithshem.Lirinë dhe pluralizmin e pritëm të pa pregatitur, së të pa pregatitur profesionalisht e moralisht na erdhën struktuarat politike në krye të shtetit?!Pushtetet e Kosovës zgjodhen mekanizmat e mashtrimit, rrenave , paligjshmerive , të cilat janë duke na shkatërruar jetën , dhe nese vazhdon kështu, do të shkatërojnë edhe jetën e fëmijëve tanë! Fëmijët tanë po kalojnë ditë dhe nëtë , sikur të ishin azilantë në shtëpinë e tyre, kurse shumica janë duke zgjedhur emigrimin nga vendi! Me logjika të vjetra nuk ecët natyrishtë përpara.Më logjikat përfituese e zhvatëse nuk ndërtohet as shteti. Jeta është duke e humbur kuptimin.Shteti ynë ka mbetur I izoluar ?! Po na mposhtin armiqët nga jashtë dhe nga mbrenda? Kurrë nuk u mobilizuan pushtetet dhe opozitat kur bëhët fjalë për temat e interesit shtetëror e nacional të bëhën bashkë?!Gjeneratat e reja po i nënshtrohen gjithëfarë propagande, po iu shpërlajnë trurin më politike sterile, më poltronizma, më patetizëm…Këto po na shkaktojnë vetëm fatkëqësi edhe më të mëdha. Këto struktura politike sikur janë mobiluzar që të na largojmë nga bota evropiane civilizuese.Kosova ka mbetur pa porosi të mira, pa marrveshje të mbrendshme politike , që të dalim nga kriza politike e institucionale, dhe të dalim nga kriza e fundit epidiomologjike që është duke na fundosur më ka krejtë?! Kosova sikur është mësuar të jeton në Karantinë…?!