Përbërësit:

(Përbërësit më poshtë janë për 1 person)

2 kokrra vezë

1 gotë me kos

1 thelpi hudhër

1 lugë gjelle gjalpë i freskët fshati

Pak piper i kuq pluhur

 

Përgatitja:

Vendosni një tenxhere me ujë e kripë në zjarr. Në momentin kur uji nis të vlojë shumë, thyejini vezët dhe hidhini në tenxheren me ujë që po vlon. Pas 3 minutash vezët janë gati për t’u hequr nga zjerja në ujë. Nëse i preferoni më të zjera atëherë lërini edhe dy minuta më shumë.

Ndërkohë, hidhni gjalpin në një tigan dhe vendoseni në zjarr të shkrijë, shtoni aty hudhrën e shtypur, piperin e kuq pluhur dhe largojeni nga zjarri. Vezët e ziera në ujë largojini përmes një lugë-kullorëse dhe vendosini në një pjatë të thellë.

Mbulojini vezët me kos dhe sipër spërkatini me gjalpin e ngrohtë të shkrirë dhe është gati për t’u konsumuar.

Veza përçon shumë energji për organizmin.

Veza tretet lehtë, falë enzimave natyrale që gjenden në të bardhën e saj.

Nga të dhënat e AgroWeb.org, konsumimi i vezëve forcon sistemin imunitar dhe kjo është shumë e rëndësishme për të qenë të mbrojtur nga shumë sëmundje.

Shumica e njerëzve në ditët e sotme kanë pamjaftueshmëri proteinash dhe yndyrnash cilësore.

Vezët janë të tejmbushura si me proteina ashtu edhe me yndyrna të mira.

Konsumi i dy ose tre vezëve organike në ditë do të pakësonte ndjeshëm gjasat e shfaqjes së sëmundjeve të rrezikshme.