Njerëzit, në tregjet në zhvillim, e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në rrjetet sociale
Mesatarisht, përdoruesit e internetit në mbarë botën shpenzojmë çdo ditë 2 orë e 23 minuta në rrjetet sociale, edhe pse tendencat variojnë shumë nga njëri vend në tjetrin. Në thuajse gjysmën e tregjeve të marra në analizë nga Global Web Index, në tremujorin e parë 2019, përdorimi i rrjeteve sociale është reduktuar ose është rritur krahasuar me të dhënat e 2018.
Njerëzit, në tregjet në zhvillim, vazhdojnë të kalojnë pjesën më të madhe të kohës gjatë ditës në rrjetet sociale. Kjo mund të lidhet me faktin se këto tregje kanë një popullsi më të re, me segmentin e 16 – 24-vjeçarëve që drejton rritjen në nivel botëror. Vendi ku njerëzit kalojnë pjesën më të madhe të kohës në rrjetet sociale është Filipinet, pak më shumë se katër orë. Në një ditë të zakonshme, nigerianët kalonin më shumë se tre orë e gjysmë, ndërsa indianët dhe kinezët, më shumë se dy orë.
Në një ditë tipike në Japoni, njerëzit kalojnë më pak se një orë të lidhur dixhitalisht. Në Gjermani, përdoruesit shpenzojnë pak më shumë se një orë në ditë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth dy orë në ditë në rrjetet sociale.