Personalitete të njohur të muzikës botërore, politikës dhe mjekësisë ndërkombëtare ja dolën mbrëme deri në mesnatë të mbledhin rreth 6.15 miliardë Euro në një koncert online për të mbledhur fonde në luftën kundër COVID-19.

Gjatë këtij koncerti të bamirësisë, Brukseli premtoi nëpërmjet Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen 4.9 miliardë Euro për testimin, vaksinimin dhe trajtimin e koronavirus.

Ndërkaq, iniciativa e BE ‘“Coronavirus Global Response” ka mbledhur tanimë edhe rreth 10 miliardë të tjera.

Ndër emrat e njohur të muzikës që morën pjesë në këtë koncert bamirësie ishin Shakira, Miley Cyrus, Usher, Jennifer Hudson, Justin Bieber dhe Quavo, J Balvin, Chloe x Halle, Yemi Alade, si dhe Christine the Queens dhe grupi Coldplay.