Ballina Kulturë Darkë Solemne në Florshheim – Nga Neki Lulaj

Darkë Solemne në Florshheim – Nga Neki Lulaj

 

Në fundjavën qe e lam pas pikërisht me 27 qershor,2020-të në Florsheim am Main të Wiesbadenit Shoqata Humanitare „Dardania „ për aktivistet e vet Organizoi një Grill festiv. Të pranishmeve me një fjalë rasti ju drejtue Kryetari i kësaj shoqate zt. Hajdar Nitaj:“
Miq të respektuar dhe të nderuar!
Të nderuar pjesëmarrës, aktivistë të pa lodhur të shoqatës Humanitare „Dardania „ në -Wiesbaden!
E nderuara zonja Kunsulle gjenerale e Republikës të Kosovës në Frankfurt, zn. Fatmire Musliu i respektuari poeti dhe shkrimtari Neki Lulaj.
Të nderuar të pranishëm!
Mirë se keni ardhur ne këtë mbremje festive qe se bashku sot e rrumbullakësojm gjashtë mujorin e aktivitetit dhe punës tonë të pa lodhur. .Ne bashkë për çdo vitë ne organizojmë një Festë Grilli me aktivistet tan duke berë rrumbullaksimin e angazhimeve tona humanitare para shkuarjës ne pushime verore.
Këtë po e bejmë edhe këtë vit edhe pse pakë sa në kushte me te veçanta dhe me një numër me te vogël pjesëmarrësish për shkak të gjendjës se krijuar nga Covid 19-të
Kësaj radhe takimin tonë para pushimeve verore po e bejmë në natyrë ne kopshtin e aktivistit tonë te pa lodhur.. Sot kryesija e shoqatës për të gjithë pjesëmarrësit ka organizuar gratis pije dhe darkës solemne sonte pra kemi prezent edhe rapsodet e muzikës folklorike pra Nuredin e Fatmir Meta dhe Veton Statovci ardhur enkas nga Manzi për festën tanë.
Nga zemra ju falenderoj për kohën e ndarë dhe pjesëmarrjën tuaj, e cila ia shton vlerën angazhimit tuaj dhe punës se përbashkët humanitare .
Pjesëmarrja e konsullës gjenerale të Republikës se Kosovës në Frankfurti zj. Fatmire Musliut, na jep kurajo e vullnet ne angazhimet tona ne të ardhshmën ,pra është krenari kur ne mesin tan kemi diplomartën e vyer dhe punëtorën e pa lodhur nga atdheu
cila edhe sot edhe pse është ditë pushimi nag funi rijavës pra ditë e shtunë gjen kohë dhe gjendët ne mesin e bashkëkombasve,e falënderojmë nga zemra pjesmarrën e saj nëpë te gjitha aktivitetet tona, tha mes tjerash në fund të fjalës se tij Kryetari i Shoqatës Humanitare „Dardania“ zt Hajdar Nitaj.

Anëtaret e shoqatës humanitare „Dardania“ Wiesbaden

Konsullja gjenerale e Republikës ne Frankfurt zn. Fatmire Musliu,ne fjalimin e saj të shkuetër tha „Ju përshëndës ngrohtësisht e ndie vetën mirë ne mesin tuaj e përcjell me kujdes aktivitetet tuaja qe e zhvilloni gjatë gjithë vitit besa besa edhe krenohëm me Ju, andaj ndiej obligim moral qe për festat dhe aktivitete tjera të jem mes jush. Sepse jeni shembull për të mirë ne Gjermani.Ajo ne vazhdim të fjalës se saj tha po ju njoftoi se konsullata e Republikës te Kosovës ne Frankfurt ka kaluar ne objektin e ri jo fortë largë objektit ekzistueses e qe jemi ne rrumbullaksimin e punëve përfundimtare por kur fillon puën do te jeni të informuar permës e maylave Juve uroi punë të mabrë ne angatzhimet tuaja humanitare“.
Poeti Neki Lulaj, mes tjerash tha“ Të nderuar bashkëkombas me lejoni qe të ju përshëndes ngrohtësisht të gjithë juve aktivistve të vyer dhe të pa lodhur të shoqatës Dardania,krenohëm me punën dhe aktivitetet e juaja.,krenohëm me vullnetin sjelljët, mikpritjën dhe klimën ndërnjerëzore qe ekziston ne mesin tuaj kjo me ka shtyrë qe të mendoi pozitivisht dhe vullnetarisht nga sot jam edhe unë jam anëtari me i ri i kësaj shoqate. Ju jeni modeli i veçantë i respektit dhe i dashurisë vëllazërore të angazhuar me një qellim qe në mënyrë solidare i ndihmoni familjët nevojtare dhe individet ne Republikën e Kosovës ne Shqipëri e me gjerë. Uroi qe edhe ne të ardhshmën e gjithëmonë te jeni kështu model dhe shembull se mirës“

Konsullja gjenerale Fatmire Musliu dhe poeti Neki Lulaj

Kështu ne vazhdim të kësaj darke solemne dhe mbermeje festive nen tingujt e muzikës folklorike dhe kengëve patriotike kaluam deri rreth Orës 24.00 çaste të paharruara në Florshheim an Main të Wisbadenit.
Uroi qe Shoqata Humanitare „Dardania“ e Wiesbadenit të jetë model mësimi për shumë shoqata të tjera qe zhvillojnë aktivitetin e tyre në gjermani e me gjerë.

Momente nga Darka solemne ne Florsheim