YouTube po teston një veçori të re për përdoruesit që i lejon ata të regjistrojnë video të shkurtëra që zgjasin jo më shumë se 15 sekonda, ashtu si TikTok.

Aktualisht është vetëm një eksperiment dhe nuk është caktuar asnjë datë se kur funksioni do të vihet në dispozicion për përdoruesit e shërbimit të ndarjes video në pronësi të Google.

Ashtu si TikTok, përdoruesit do të jenë në gjendje të shtypin dhe mbajnë butonin e regjistrimit për të kapur një klip të shkurtër dhe më pas klikojne përsëri për të shtuar klipet vijuese, duke krijuar një video me shumë segmente.

Ne po testojmë një mënyrë të re për krijuesit që lehtë të regjistrojnë klipe të shumta direkt në aplikacionin mobile YouTube dhe të ngarkojnë si një video, shkroi Google në një postim në blog.

Kjo është e njëjta mënyrë që punon TikTok, një aplikacion që është bërë një nga aplikacionet më të shkarkuara dhe të përdorura celular të vitit 2020 me të famshëm dhe influencues që regjistrohen për të krijuar video të shkurtër 15-60 sekondash.

Sipas Google, ata që janë në eksperimentin në YouTube do të shohin një mundësi për të ‘krijuar një video’ në rrjedhën e ngarkimit celular. Eksperimentet janë në dispozicion për Android dhe iOS por do të jenë në dispozicion vetëm për një numër të vogël të përdoruesve të YouTube ndërsa kompania mbledh reagime.

Ekipet e produkteve të YouTube vazhdimisht testojnë mjete dhe karakteristika të reja për t’i ndihmuar përdoruesit të gjejnë, shikojnë, shpërndajnë dhe krijojnë më lehtë përmbajtje, tha kompania.