As që e kish ndërmend të mirrem me çështjen e aktakuzës ndaj dy figurave politike të vendit tonë, por duke e parë çasjen e gabuar të një pjese të opinionit publik, e ndjejë të nevoshme t’i themë disa fjalë.

Aktakuzat, skenarë dhe lojë politike e Serbisë

Siq dihet ditë më parë, Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale përmes Deklaratës së dhënë për shtyp njoftoi opinionin, se ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli janë ngritur aktakuzat e para nga kjo gjykatë.
Kjo deklaratë ka hapur një momentum të ri politik në Kosovë, ka shkaktuar reagime të shumta si dhe ka krijuar një atmosferë të pakëndshme politike në Kosovë, trojet etnike dhe diasporë.
Publikimi i aktakuzës nga Prokuroria e Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, vetëm tri ditë para fillimit të bisedimeve në Washington janë një skenarë me prapavijë politike.
Ka të atillë që mendojnë se deklarata e Gjykatës Speciale ka për qëllim parandalimin e ndryshimit të kufijve në Ballkan, por ka edhe të tjerë që mendojnë që kjo është një lojë tjetër për të matur impulsin e qytetarëve në këtë udhëkryq historik për Kosovën.
Nuk ka dyshim se vendimi i deklaratës së Gjykatës Speciale për ngritjen e aktakuzës ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli është tema më e nxehtë e këtyre ditëve, e tillë do të jetë edhe për një kohë të gjatë, shkaku i provokimit të ndjenjave të qytetarëve.
Këto dy aktakuza të Gjykatës Speciale, tek qytetarët e vendit tonë, përveçse ndjenja të përziera, ka shkaktuar edhe reagime të shumta pro dhe kundër, shpresa dhe iluzione deri në ekzaltim!
Me vetë faktin e ndarjes së popullatës në dysh rreth këtyre dy aktakuzave, projektuesit e Gjykatës Speciale (serbët) vetëm sa kanë filluar t’i shijojnë rezultatet e para.
Efektet politike të Speciales po ashtu do të jenë me pasoja afatgjata për të ardhmen e vendit…
Kjo nuk është e tëra, milionat e disa prej politikanëve të pas luftës, të përfolur si të akuzuar të mundshëm nga Gjykata Speciale nuk do të përfundojnë në arkën e shtetit të Kosovës, por në llogaritë e avokatëve, prokurorëve dhe gjykatësve ndërkombëtar.

Cilët janë iluzionistët e speciales!?

Iluzionistët më të mëdhenjë padyshim janë ata që mendojnë se Gjykata Speciale do të përfundojë shpejt punën e saj dhe se do ta pastrojë skenën politike kosovare me gjykimin e “peshqve të mëdhenj”, premtim ky i parealizuar i EULEX-it!
Iluzionist të mëdhenjë dhe të papërmirësueshëm janë ata që mendojnë se Gjykata Speciale do të merret me vrasjet politike të luftës dhe pas luftës në Kosovë, gjegjësisht zbulimin, arrestimin dhe dënimin e autorëve të qindra vrasjeve politike.
Më shumë se iluzionist janë ata që mendojnë që Gjykata Speciale do ta ç’kap shtetin nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Gjykata Speciale e themeluar me kërkesën e Serbisë nuk e ka synim ç’kapjen e shtetit dhe as ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin e saj si shtet i pavarur dhe sovran, por synon të nivelojë krimet e supozuara individuale të ndonjë pjesëtari të UÇK-së me gjenocidin shtetëror serb në njërën anë, ndërsa në tjetrën të bllokojë Kosovën në ecjen e saj drejt integrimeve evropiane!

Gjykata Speciale i produkt i dështimit të politikës kosovare

Asnjë institucion kompetent në Kosovë, nga përfundimi i luftës e deri në ditët e sotme nuk ka ngritur padi për krimet e shtetit serb! Ku ishte Akademia e Shkencave, ku ishin partitë politike, ku ishte shoqëria civile!?!?!?
Të vetmit që ngritën zërin, ishin dhe janë familjarët e viktimave, familjarët e të zhdukurëve, por që askush nuk dëshiron (nga institucionet vendore e ndërkombëtare) të dëgjojë zërin e tyre.
Akuzat individuale të shqiptarëve prodhuan vetëm dënimin simbolik të një grushti të vogël kriminelësh serb nëpër gjykatatat serbe dhe vetëm kaq!
Në anën tjetër, padia institucionale e shtetit serb ndaj “krimeve” të supozuara individuale e prodhojë këtë gjykatë të njëanshme, të ashtuquajtur Gjykatë Speciale për dënimin e krimeve të supozuara të UÇK-së”!
Për më tepër se kaq, Gjykata Speciale erdhi edhe si produkt i dështimit të politikës dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi në ngritjen e aktakuzave të koordinuara kundër shtetit serb për vrasjet gjenocidiale dhe spastrimin etnik të shqiptarëve në trojet e tyre etnike.
Droja është, që përmes kësaj gjykate, përveq lëndimit të imazhit të luftës çlirimtare, Serbia do të tentojë t’i ngrisë shqiptarët kundër njëri-tjetrit!
Serbia përmes sindromit përqarës mëton ta luajë edhe një herë shfaqjen “teatrale” në koloseumin e quajtur Kosovë, ku dikush do ta merrë rolin e “tradhtarit” e tjetri të “patriotit”, për të nxehur gjakrat e shqiptarëve të lodhur nga varfëria dhe denigrimi social, ku sëcili do të luftonte kundër sëcilit!

Të bashkuar, e jo të ndarë rreth pasojave të speciales

Përderisa t’na sillet si gogol Gjykata Speciale dhe Dialogu me Serbinë, nocionet Liri dhe Pavarësi për qytetarët e Kosovës do të mbetën, përveçse nocione ngushëlluese edhe mashtruese njëkohësisht,…derisa të mos përmbyllet dialogu me Serbinë, Kosova do të mbetet shtet në inkubator pa përspektivë të qartë zhvillimore, gjegjësisht pa ivestime kapitale nga mërgata dhe investitor të jashtëm perëndimorë.
Qytetarët e vendit në vend që të harxhojnë energji dhe duke u ndarë njëri me tjetrin rreth efekteve të speciales, se kush do të bëhet nesër kryeministër apo president, është mirë që t’i parashtrojnë pyetjen vetes, si do të duket Kosova në fund të këtij tribunali, kush do të jenë të dënuarit dhe kush përfituesit, përderisa viktimat e luftës (pasluftës) na janë të njohura të gjithëve.
Shtrohet pyetja, pse ky tribunal “special” nuk u formua për dënimin e shkaktarëve të pesë luftërave shkatërrimtare në ballkan (Serbisë),…por për gjykimin e një lufte të pastër çlirimtare, për mbrojtësit e pragut të shtëpisë, për mbrojtësit e nderit dhe dinjitetit kombëtar!?
Përballja e figurave të larta politike me Gjykatën Speciale, më shumë sesa skenës politike, duhet t’i shërbejë luftës së drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës. Mbrojtja e luftës së pastër çlirimtare është interes më madhorë sesa çdo interes personal apo grupor.
Pa asnjë mëdyshje, luftëtarët e vërtetë dhe të përgjegjshëm, sikurse në luftë në përballje me armikun shekullor, edhe në përballje me Gjykatën e njëanshme ndërkombëtare do dinë të mbrojnë pastërtinë e luftës çlirimtare dhe integritetin personal të tyre.
Se a janë dy aktakuzat e para nga specialja reale apo janë skenar për destabilizim, mbetët të shihet në ditët dhe javët në vazhdim!?
Por vet fakti i bërjes publike i këtyre dy aktakuzave vetëm tri ditë para fillimit të bisedimeve në Washington janë një skenarë i pastër me prapavijë politike, që e vërtetojnë konstatimin tim të mëhershëm se Serbia nuk është e interesuar për zgjidhje, por vetëm me prolongim të problemit të Kosovës.
Përderisa politikanët tanë, çdo rrethanë, qoftë ajo natyrore, pandemike apo politike përpiqen ta shfrytëzojnë për qëllime pushtetore duke u ngritur gjithnjë kundër njëri-tjetrit, politika serbe po avancon në skenën ndërkombëtare, duke lobuar kundër shtetit të Kosovës.

27.06.2020