Rita Ora është në një ndër këngëtaret me origjinë shqiptare, që ka patur një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar. Përgjatë këtyre viteve karrierë, Rita ka sjellë për publikun disa hite, dhe madje është vlerësuar me çmime të rëndësishme.
Së fundmi, krijuesja e hitit “Hot Right Now” ka shënuar një tjetër sukses, duke u renditur në vendin e 7-të, si artistja më e dëgjuar në Britaninë e Madhe për vitin 2019.
Këtë e ka bërë me dije vetë Rita, përmes një postimi në Instagram, e cila ka shprehur falenderimet për gjithë suportin që ka marrë përgjatë këtyre viteve.
“Faleminderit të gjithëve që më keni bërë artisten e 7-të më të dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2019!!! Jam mirënjohëse për të gjithë mbështetjen e vazhdueshme që më keni dhënë për gati 10 vjet!!! Faleminderit që vazhdoni dhe kërceni me muzikën time.”, shkruan vetë këngëtarjanë Instagram.