Franca dhe Gjermania njoftuan se do t’i japin më shumë fonde Organizatën Botërore të Shëndetësisë në kuadër të përpjekjeve të saj kundër pandemisë së koronavirusit. Premtimet erdhën pasi takimit në Gjenevë të drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus me ministrat e shëndetësisë të të dy vendeve për të diskutuar mbi masat e marra ndaj krizës globale.
Takimi i zhvilluar të enjten përkoi me një njoftim të drejtorit rajonal të OBSH-së për Evropën Hans Kluge i cili foli rreth asaj që e quajti “ringjallje shumë domethënëse” e rasteve të reja me koronavirus në të gjithë Evropën.
Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se Berlini synonte t’i jepte këtë vit më shumë se 560 milionë dollarë në ndihmë financiare si dhe pajisje OBSH-së, ndërsa vendi po përgatitet të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.
Kjo mbështetje ndaj OBSH-së duhet së pari të miratohet nga parlamenti sipas zotit Spahn, i cili shtoi se qeveria është optimiste se kjo gjë do të ndodhë në fillim të korrikut.
Franca tha se do t’i japë rreth 100 milionë dollarë Qendrës Kërkimore të OBSH-së në Lion, si dhe një kontribut shtesë prej 56 milionë dollarësh.
Muajin e kaluar Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se SHBA do t’i “ndërpresë” marrëdhëniet me OBSH, duke e akuzuar organizatën se kontrollohej nga Kina.
“Kontributi francez nuk ka për qëllim të zëvendësojë kontributin e SHBA-së”, tha ministri francez për Solidaritet e Shëndet, Olivier Veran.
“Kontributi francez është atje për t’i kujtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë se mund të mbështetet tek miqësia me Bashkimit Evropian“.
“Po marrim sot të gjithë mbështetjen që na nevojitet, politikisht dhe financiarisht. Gjermania dhe Franca janë miq të vjetër të OBSH-së dhe shëndetit global“, tha zoti Tedros në një konferencë shtypi.
“Rama dakort se tani më shumë se kurrë, bota ka nevojë për udhëheqje dhe bashkëpunim ndërkombëtar” shkruate ai në një postim në twitter.
Buxheti i OBSH-së varet nga tarifat e anëtarësimit dhe kontributet vullnetare të më shumë se 190 shtete anëtare. Në vitin 2019, duke përfshirë edhe kontributet vullnetare, SHBA i dha organizatës rreth 419 milionë dollarë, sipas fondacionit Kaiser Family.