Myku i thonjve është jo vetëm bezdisës por edhe i dhimbshëm.

Ai karakterizohet nga inflamacioni, dhimbjet, enjtja e gishtit, zverdhja dhe plasaritja e thoit ose thonjve.

Ky myk shfaqet për arsye të ndryshme.

Disa prej tyre janë imuniteti i dobët, djersitja e tepërt, higjena, çorapet sintetike dhe ekspozimi ndaj lagështisë.

Edhe trajtimet e këmbëve siç është pedikyri mund të konsiderohet një shkak i shfaqjes së mykut të thonjve.

Kjo ndodh sepse mjetet e përdorura për këto trajtime nuk sterilizohen siç duhet.

Përveç medikamenteve përkatëse që kanë efekte anësore, mund të përdorni edhe disa bimë mjekësore, vajra natyralë, lëngje frutash e të tjerë që zgjidhin këtë problem.

Uthulla e mollës

AgroWeb.org ju këshillon të bëni një banjë për këmbët duke përzier një filxhan me uthull molle dhe një filxhan me kripë të trashë në 6 filxhanë me ujë të ngrohtë.

Banjën e këmbëve duhet ta bëni dy herë në ditë për të paktën 30 minuta.

Vaji esencial i portokallit

Këtë vaj esencial mund ta përdorni çdo ditë për të lyer thonjtë dhe kuruar infeksionin.

Lyejini thonjtë dhe mbajini këmbët me vaj për të paktën një orë.

AgroWeb.org ju vë në dukje se vaji esencial i portokallit mund të jetë shumë i fortë për njerëzit me lëkurë të ndjeshme, ndaj në këtë rast mund ta përzieni me vaj ulliri.

 Mielli i misrit

Misri në vetvete përmban një lloj myku që nuk i bën dëm njeriut por është shkatërrimtar për shumicën e parazitëve që shkaktojnë infeksion tek njerëzit.

Përzieni një filxhan me miell të bluar trashë dhe 2 litra ujë.

Pas një ore futeni këmbën e infektuar në këtë tretësirë dhe mbajeni për gjysëm ore ose më shumë.

AgroWeb.org ju këshillon që këtë kurë ta përsërisni sa herë të dëshironi.

Soda e bukës

Myku ka nevojë për një mjedis acidik që të shpërthejë plotësisht.

Soda e bukës e pengon këtë gjë.

Përziejeni me ujë dhe më pas me këtë pastë lyeni thoin e infektuar 3-4 herë në ditë.

Vaji i arrës së kokosit

Vendosni një shtresë të hollë të vajit të arrës së kokosit mbi thoin e infektuar dhe mbajeni për të paktën 15 minuta.

Ky vaj është i shkëlqyer për lëkurën ndaj mund ta përdorni sa herë të dëshironi.

Vaji i rigonit

Vaji i rigonit është efikas kundër disa llojeve të mykut.

Përzieni disa pika të vajit të rigonit në një lugë çaji me vaj ulliri dhe lyeni thoin e infektuar.

Probiotikët

Prishja e ekuilibrave të baktereve në stomak krijon një mjedis të favorshëm për shumë baktere dhe infeksione.

Nëse jeni të prirur ndaj mykut, AgroWeb.org ju këshillon të merrni në konsideratë edhe marrjen e probiotikëve shtesë me rekomandimin e mjekut.