Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë ka goditur Meksikën jugore dhe qendrore.

Qendra Amerikane për Vrojtime Gjeologjike (USGS) tha se epiqendra e tërmetit ishte përgjatë bregdetit të Paqësorit të shtetit Oaxaca.

Nuk ka raporte të menjëhershme për shtrirjen e dëmit nga tërmeti.