Ballina Ravijëzime “Krimba zorresh”, që po shkarkojnë dhe po shkatërrojnë organizma të shëndosha e...

“Krimba zorresh”, që po shkarkojnë dhe po shkatërrojnë organizma të shëndosha e të brisht – Nga Skënder MULLIQI

 

Gjithëqka ne Kosovë është bërë e mundur?! Asgjë nuk ka mbetur për të na quditur në këtë vend , së në safin e parë moti janë ulur këmbë kryq shume dallkaukë , që vet janë bërë shteti dhe vet janë bërë edhe ligji!Edhe pas 20 vitësh nuk po ipet përgjigjja nervoze e rinisë shqiptare së kjo elitë politike ngelët po ajo që ka qenë?Pse kjo tokë shqiptare po I prodhon gjithë këta autokratë? Sikur zgjedhjet partiake janë përsonalizuar , dhe ashtu ka rënë në duar të tyre edhe i gjithë pushteti.Këta e shkallmuan Kosovën si shtet të ri, duke na prrallisur para botës demokratike! Veq shikoni ju popull I nderuar së qfarë marifetesh na servuan në kohë pandemie për interesa përsonale e biznesore?Mbrenda e kan ba mut, e ju ka mbetur ti shesin edhe tokat dhe pasuritë më të mira shqiptare.Shpresa e fundit serish na kan mbetur miqet tanë evropian dhe amerikanë së do të na mbrojnë, nga kjo klasë politike!Me ndonjë përjashtim , që 20vite po shohim deputet të njejtë , shumë nga ta profitera, ministra hajna, e kështu më radhë deri në krye…Dhe, sigurishtë së nuk kemi çka presim që në këtë vend të bëhët mirë. Forcat neokomuniste në pushtetet e pas luftës sa po kan takat janë duke I kthyer proceset mbrapa. Veq rrenave dhe manipulimeve së diqka te hajrin nuk ofruan? Nuk kan kulturë dhe moral politikë!E mos të flasim për kulturën e dialogut , tolerancës dhe debatit mbrenda partiak. Këta apartqikë kurrë nuk i lan diferencimet ideo-politike !
Pre e fundit , është Vjosa Osmani e cila u shkarkua nga të gjitha postët në LDK-se.Nuk e ka bërë këtë punë Isa Mustafa për ti ruajtur parimet partiake , jamë shumë i sigurtë, por e ka bërë këtë shkarkim se nuk e duron rivalitetin partiak.Si nuk kan fije turpi të lëjojnë që partinë e formuar nga presidenti Rugova , ta dirigjon dikush tjetër! Struktura e lartë e LDK-së janë njerëz të interesit përsonal , janë njerëz që as nuk deshtën dhe as nuk kan guxim ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupcionin. Po e ndajnë pushtetin rregullisht me ata,. që po i qesin në kungull të kresë sa herë dhe kur po dojnë . Këta janë të fortë veq me gra, siq e tha edhe ne mes tjerash , Vjosa Osmani pas shkarkimit … Çdo popull i lirë duhet të qeveriset prej përfaqësuesish të denjë . Shqiptarët sikur kan pranuar të mbesin skllav i egoizmave dhe i delireve përsonale të grupeve të caktuara politike te interesit . E mbase kishte të drejtë Hobsi që i quante “krimba zorrësh”, të aftë të shkatërrojnë organizma të shëndosha e të brishtë. Demokracia po shendërrohet në një bashkësi të madhe organizmash koorporatiste, ku fuqia po zëvendëson ligjshmërinë…