Mbretëresha Elisabeth II bëri nje vizite ne Shtepine e Bardhe gjate kohës kur president ishte George W. Bush. Ajo kishte qenë edhe një herë kur president i USA kishte qenë i ati, George H. Bush

Bush ( i ri) i kujtoi mbretëreshës 81 vjecare se deri atë kohë kishte drekuar me 10 presidentë amerikane.

“Ju na ndihmuat të festojme 200 vjetorin e 17… — ” ai qëndroi një moment për të korigjuar veten para se të shqiptonte saktësisht vitin 1776 (Pavaresia e Amerikes nga Britania e madhe). Turma shpërtheu në të qeshur dhe presidenti dhe mbretëresha u kthyen nga njeri tjetri për një moment të gjatë heshtje hetuese. Dhe pastaj presidenti Bush u kthye nga turma duke u spjeguar:

“Ajo(mbretëresha) më hodhi një vështrim që vetem një nënë mund t’i japë fëmijës”.

Bushi e pat marrë një vështrim të tillë nga nëna e tij në 1991 në prezencë të Mbretëreshës së Anglisë në një vizitë të mëparshme, – kur , Barbara Bush i kishte thënë mbretëreshës që e pat ulur djalin e saj( Xhorxhin) larg nga Madhëria e saj, nga frika se ai mund të këpuste ndonjë gafë.

Dhe tani për tmerrin e Barbarës , presidenti i tha mbretereshës se ai ishte “delja e zezë” e familjes dhe e pyeti papritur: Cili është delja e zezë tek ju? Mbretëresha me sa duket nuk e shijoi atë humor dhe u përgjigj hidhur: “S’është puna jote!”

(Perktheu A.LIfschin)