Unë ty
T’i di përmendsh
Të gjitha hollësitë që as të gjitha pasqyrat e krejt botës së bashku
Nuk t’i dinë.

T’i di hollësitë
Që Zoti i fsheh prej teje
Dhe prej vetes.

Tinëz meje,
Ti vjen e më merr mua
Tinëz vetes më merr
Më ngujon në ëndrrat e tua
Lë në duart e mia gjithçka
Që unë të të zbërthej
Deri në grimcën më të pagrimcueshme tënden
.