Ballina Ravijëzime “S’ta them” – Nga Ilir KADIA

“S’ta them” – Nga Ilir KADIA

 

Çova makinën për ta larë jashtë e brenda dhe, në pritje, hyra në lokalin më të afërt. I kërkova kamarierit të më thosh fjalëkalimin që të shihja sa like kisha marrë në statusin e fundit, se ne pleqtë e rinj tani vdesim të përkëdhelemi me like e ndonje fjale lëvduese në komente,si karamele.
-S’ta them!-tha ai dhe iku vrikthi tek tavolina tjetër.
– Mos më ik mua ashtu si skuth!Fjalëkalimin më thuaj!- e trasha unë zërin si garip.
– S’ta them!- tha prapë ai.
U çova në këmbë dhe shkova drejt banakut.Kërkova pronarin.Ma treguan me gisht.Iu afrova i inatosur.
– Kamarieri yt po më bollon, përdora unë fjalën në modë për medemek po më tall.- Nuk po ma thotë si e keni fjalëkalimin e Wi-Fi. Ma thuaj ti të lutem!
– S’ta them!-tha ai dhe iu kthye bisedes me shokun pranë.
– Më në pafshi më këtu më pështyfshi!- u thashë dhe dola nga lokali me tërsëllëme.
Djali i ri që më lau e thau makinen më dha çelësat e saj plot edukatë
– Do të jap bakshish të mirë,i thashë,vetëm më thuaj fjalëkalimin e këtij lokali.
– S’ta them!- tha ai duke qeshur e këshilluar ta provoj njëherë me… “s’ta them”!