(Legjendë e Tropojës).
Guri ka formën e një kali mbi të cilin ndodhet nusja e mbuluar me duvak. Të kthyer në gurë. Legjenda thotë se Zana e Malit e ngriu nusen dhe krushqit (të cilët ndodhen më sipër).

Ndodhet sipër Kalasë së 7 Vëllezërve Dardanë, e njohur si GJYTETI, sipër Urës së Shtrejtit në hyrje të Luginës së Valbonës. Në Tropojë ka shumë vend-legjenda të tilla. Edhe përgjatë Luginës së Valbonës.
Turizmi në Tropojë nuk do të mund të zhvillohet më tej nëse nuk merr edhe karakter të një turizmi që lidhet me Historinë dhe Trashegiminë Kulturore e Shpirtërore. Për këtë duhet vizion nga subjektet private të turizmit dhe sidomos nga autoritetet vendore të cilat deri tani, përgjatë 30 viteve kanë patur “vizionin”: “Fshati në Festë”! (Hamë Fli e Mazë e bajmë foto në Valbonë. U knaqëm tuj u knaq. Shko shul e kthehu lloz).