Të them të drejtën lexues të nderuar, një shaka të shkurtër me temën e mëposhtme e vendosa në rrjet social sa për mikesha e miq dhe më pas iu rreka ta shtjelloj pak më hollë punën e gjumit. Në të vërtetë, desha të them se dikur Enveri s’e kish rëndë me i vu në gjumë popullin. S’kishim as internet e pra as facebook, twitter e besa edhe programi televiziv fillonte thelë pasdite e përfundonte nga ora 21/22, S’kishte nevojë as të urdhëroje se dihej që të kundërtën do bëje gjumë në burg me gashtë fallakë.

Edhe Josipi s’e kishte vështirë; me fole shumë e me fletë pak, kërk e n’burg nga Goli Otoku. Për më tepës as te Josipi nuk kishte internet se ende nuk pat dalë as nëpër botë. Mirëpo kishte “shoçi” televizion dhe i këndonte popullit ninulla dhe ua bënte gjumin e lezetshëm!

Kohë somunistash, kohë gjumi ose burgu!

Sot përsëri populli në gjumë. Tash demokratët apo rrenokraciai shtinë në shërbim atë që u mungonte prindërve apo gjyshërve të tyre. Pra bijtë e nipat se somunistëve, e kapën pushtetin dhevazhdojnë tash me FCB, twitter e plotë media tjera që i përdorin si ”miell të bardhë” e si djep elektrik, me ninulla nga celulari e kërk, populli n’gjumë. Gjumë atëherë gjumë sot!Sot? Po sot. Kur ta shofsh  Avdullahun e do të tjerë me qerpikët varur, duke u kotur pa ndërpre, të kaplon gjumë i rëndë si me pas ngrënë egjër!

Çfarë paradoksi në mes të dy gjumëve.

As atëherë nuk mbiu barë, as sot nuk do mbijë, kot e presim Lakrorin (Marsin), kot. S’ka gjelbërim me gjumë!

Edhe në pastë, ku t’i marrim ato troje duke ndenjur në gjumë?!

Shkuan.

Flejë babëlok flejë!