Ballina Shëndet Koronavirusi katër herë më pak vdekjeprurës sesa mendohej më herët

Koronavirusi katër herë më pak vdekjeprurës sesa mendohej më herët

3D illustration

 

Covid-19 në të vërtetë mund të jetë deri në katër herë më pak vdekjeprurëse sesa që mendohej, sipas një vlerësimi të diskutueshëm.

Një përmbledhje e studimeve të mbikëqyrjes së antitrupave – të cilat ofrojnë një panoramë më të qartë se sa njerëz janë infektuar në të vërtetë – sugjeron që koronavirusi ka një normë vdekshmërie prej 0.25 përqind, do të thotë se vret një në çdo 400 njerë z që infektohen nga ajo, shkruajnë mediet e huaja.

Shumica e modelimit të rasteve me koroanvirus bazohen në një shkallë vdekjesh prej rreth 1 përqind. Për krahasim, gripi sezonal vlerësohet se vret rreth 0,1 përqind të pacientëve.

Vlerësimi i ri u bazua në shifrat e 23 anketave të ndryshme të testimit të kryera në të gjithë botën, të cilat sugjeruan që shkalla e vdekshmërisë shkonte nga 0.02 deri në 0.78 përqind.
Studimi u drejtua nga Dr John Ioannadis i Universitetit Stanford, një epidemiolog i cili ishte në mesin e një treshe shkencëtarësh të akuzuar muajin e kaluar se po përpiqeshin ta bënin Covid-19 të duket më pak vdekjeprurës.

Ata pretenduan se virusi ishte 54 herë më pak i rrezikshëm nga sa treguan të dhënat zyrtare.

Ekspertët kanë vënë në pikëpyetje vlerësimin, duke hedhur dyshime mbi mënyrën e kryerjes së studimit dhe duke thënë se shenjat tregojnë që virusi është dukshëm më vdekjeprurës.