Ballina Sport Tenis, US Open do të vazhdojë pa spektatorë

Tenis, US Open do të vazhdojë pa spektatorë

 

US Open do të mbahet me dyer të mbyllura me protokolle sigurie në gusht, njoftoi në Twitter Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo.

“USTA do të marrë masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur lojtarët dhe stafin, duke përfshirë testime të rrepta, pastrim shtesë, hapësirë shtesë në dhomat e zhveshjes, dhe akomodim dhe transport të dedikuar”, tha Cuomo.

Guvernatori i New York-ut shtoi se turneu do të luhet pa spektatorë nga 31 gushti deri më 13 shtator.