Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg deklaroi ditën e sotme (17 qershor) se Aleanca e Atlantikës së Veriut po bashkëpunon me BE për të reaziuar operacionin e paqes në mesdhe.

Gjatë takimit online të Ministerialit të Mbrojtjes që u zhvillua në Bruksel, Stoltenberg u shpreh se BE po sheh mundësi bashkëpunimi për këtë çështje.

“Operacioni i detit Mesdhe” i NATO-s ka dhënë mbështetje për paraardhësit e saj,shumë vite. tha Jens Stoltenberg, duke shtuar se NATO kishte siguruar mbështetje për operacionin e ‘Sofjes’ të BE-së. “

Në takimin e zhvilluar këtë të mërkurë ishte dhe Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka e cila konfirmoi prezencën ushtarake të Shqipërisë në Kosovë, Afganistan dhe Letoni.