-Njoftim nga Shoqata “Skivjani” në Zvicër për sipërmarrjen e kontribute në rregullimin e Sheshit kryesor të fshatit të tyre në vendlindje-

Të nderuar anëtarë të Shoqatës SKIVJANI,
Të nderuar anëtarë të kryesisë së Shoqatës,
​Të nderuar qytetarë të Skivjanit në Skivjan,
​Të nderuar mërgimtarë të Skivjanit në Mërgim,
Sot kryesia e Shoqatës “SKIVJANI” e ka tenderuar edhe bërjen e pjesës tjetër të Sheshit në qendër të fshatit Skivjan.
Pas hapjes së ofertave të koduara që kanë ardhur në Komisionin e Shoqatës dhe Këshillin e fshatit, fitues i projektit të Shoqates është Firma nga Skivjani “KULLA AH.SH.P.K.”, në pronësi të familjes Hadri.
Kontrata është paraparë të nënshkruhet nesër midis Komisionit dhe Firmës “KULLA SH.P.K.”
Fillimi i punëve është paraparë të filloi të mërkuren me datë: 17.06.2020.
Firma “KULLA SH.P.K.” në oferten e saj ka paraparë që brenda afatit prej 15 ditësh, puna do kryhet.
Të nderuar mërgimtarë, Kryesia e Shoqatës ju fton të gjithëve kudo që jeni që të bëheni kontribues në Fondin e Shoqatës, duke paguar fillimisht anëtarësinë e vitit 2020 ata të cilët ende nuk kanë arritur t’a paguajnë, por të mirëseardhura janë edhe të gjitha donacionet e tjera të mundëshme në mënyrë që të dalim faqebardhë sikurse deri më sot në realizimin e punëve të mira për Skivjanin.
Të nderuar qytetarë të Skivjanit në Mërgim,
Shoqata “SKIVJANI” kërkon nga të gjithë ju, që të mobilizoheni duke u bërë aktiv në mbështetjen e kësaj pune të mirë, e cila ka për synim realizimin e këtij projekti dhe paralelisht me këtë edhe garancën financiare për kryerejne e punimeve në shesh.
Të nderuar antarë të Shoqatës “SKIVJANI”, realizimi edhe i këtij projekti brenda afatit të paraparë nga punëkryesi, me kontributin e të gjithëve, si gjithmonë do të na jap neve si Skivjan një pasqyrë edhe më të bukur-pra realizimin e tërësishëm infrastrukturor të qendrës së fshatit Skivjan.
Për këtë dhe edhe për projektet tjera që do të vijnë- presim angazhimin tuaj!
Për të gjitha të tjerat do t’ju vëjmë në dijeni për çdo ditë.
Kontribuoni, kontribuoni, kontribuoni!
Përshëndetje për të gjithë!

Kryesia e Shoqatës “SKIVJANI”

Kryetari

Bashkim KASUMAJ

 

Zürich,15.06.2020