Skuadra e Hans Flik, mposhti në transfertë Verder Bremenin, me rezultatin 0-1, falë golit të Levandovskit, duke siguruar matematikisht titullin e 30 kampion dhe të 8-tin radhazi, kur kanë mbetur edhe 2 javë për t’u luajtur.
Një triumf i merituar ky për gjigantët gjermanë, ku meritë të madhe ka padyshim, trajneri Flik, i cili arriti t’i shndërronte bavarezët në një skuadër të frikshme, që luftojnë në 3 frone.
Kampionati u fitua, ndërkohë që tashmë synim është Kupa e Gjermanisë si dhe Champions League.