Përbërësit:
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalpë pa kripë
Treçerek filxhan çaji qepë të grira hollë
2 thelbinj hudhër
450 gramë bizele të ngrira ose të freskëta
1 filxhan çaji kërpudha të prera në feta
Gjysmë filxhan çaji lëng perimesh ose mishi
Gjysmë luge çaji erëza mikse
Kripë sipas dëshirës
Gjysmë luge çaji piper të zi pluhur
Përgatitja:
Vendoseni tenxheren në zjarr dhe ngrohni vajin e ullirit dhe gjalpin.Kur ato të kenë arritur nxehtësinë e duhur, kaurdisni qepën dhe hudhrën duke pasur kujdes që të mos të digjen. Shtoni kërpudhat dhe vazhdoni t’i kaurdisni derisa ato të lëshojnë lëng dhe të marrin ngjyrë kafe të lehtë por dhe të çlirojnë aromën karakteristike.Shtoni lëngun e perimeve apo të mishit, erëzat, kripën, piperin dhe bizelet.
Mbulojeni kapakun dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5 minuta ose më shumë derisa të zbuten bizelet plotësisht.
Gjellën e shpejtë servireni menjëherë ose mbajeni në zjarr tepër të ngadaltë deri sa të jeni gati për servirje.