Gjurmimi i rimëkëmbjes ekonomike. Megjithëse disa masa kufizuese po hiqen, ekonomitë nuk po rriten.
Muajin e kaluar, “The Economist” përdori termin “Ekonomi 90%” për të përshkruar situatën që do të krijohet teksa masat kufizuese lehtësohen në të gjithë botën.
Ky term përshkruan një shoqëri më të vetmuar dhe më pak argëtuese – si një lloj vendi ku zyra është e hapur, por jo lokali. Analiza e Tang Jie nga Universiteti i Pekinit ka zbuluar se udhëtimet me metro gjatë ditëve të javës në Kinë, janë shtuar shumë më tepër se ato të fundjavës, çka tregon se njerëzit janë më të gatshëm të udhëtojnë për të shkuar në punë sesa për t’u argëtuar.
Kanë arritur majat edhe shitjet e makaronave të çastit, që parapëlqehen shumë nga personat që zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi. Ndërkohë, disa shtete amerikane kanë filluar të heqin masat kufizuese, por nuk ka shumë shenja që tregojnë se ekonomia po rimëkëmbet me shpejtësi.